300 ditët e Policisë së Shtetit, nga operacioni ‘Fundi i marrëzisë’ deri tek ‘Lazarati’

MInistria e brendeshme analiza e 300 diteve
-Analiza e 300 ditëve në Policinë e Shtetit-
TIRANË, 23 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Në 300 ditët e para të qeverisjes, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit arriti të luftoj korrupsionin brenda saj, duke penalizuar më shumë se 700 punonjës policie që u kapën duke abuzuar me detyrën.
Lajmi u bë i ditur gjatë analizës së Policisë së Shtetit pas 300 ditëve të qeveris, ku ishin të pranishëm, Kryeministri i vendit Edi Rama, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Të tre zyrtarët e lartë deklaruan në fjalën e tyre se Policia e Shtetit është në këmbë dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit ka nisur nga branda Policisë dhe ka vijuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Kryeministri i Vendit, Edi Rama tha se do të tolerohen më Polici të cilët nuk dinë shqip, ndërsa shtoi se  ka përfunduar koha kur policët kishin frikë të bënin e detyrën e tyre. "Objektivi ynë është shkorruptimi i plotë i Policisë së Shtetit. Nuk ka më polici që nuk din shqip. Nuk do kenë më polic nuk kapin zyrtarët, nësa këta të fundit janë shkelje të ligjit. Policia tashmë është e qytetarëve.", theksoi Rama.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shtoi se Policia e Shtetit nuk mund të veprojë e vetme. "Policia ka nevoj për mbështetjen e të gjithë qytetarëve për të realizuar detyrën e saj. Tashmë do të ngrimë shkollëne  policisë, që punonjësit e policisë së shtetit të jenë më të arsimuar dhe të denjë për këtë rol sublimë në shoqëri. Nuk do ketë më miq e shok, por punë dhe vetëm punë. Policia e Shtetit po reformon vetëveten për të qenë sa më e fortë në përballje me krimin", nënvizoi Tahiri.
 
Analiza:
Gjatë këtyre 300 ditëve ka pasur shumë raste që vetë qytetarët janë akuzuar për veprën penale shfrytëzim bashkish ndaj forcave policore dhe kjo u ilustrua me një video të përgatitur nga Ministria e Brendshme. Në këto 300 ditë publiku i ka besuar policisë më shumë. Në vetëm 300 ditë janë 18 mijë telefonata më shumë në Policinë e shtetit nga qytetarët. Rreth 57 mijë konflikte janë zgjidhur nga policia e shtetit. Qytetarët kanë rifituar besimin tek policia. Në 300 ditë është rritur transparenca në policinë e shtetit, me një shufmishim të telefonatave nga ana e qyteraëve. 70 për qind më shumë është sasia e kokainës së kapur, por si asnjëher më parë ka dhe zyrtarë të lartë të kapur. "Jo të gjithë janë në burg sot, tha Tahiri, pasi kanë gjetur atë sistem që ka gjetur gjuhën e krimit.".
Në 300 ditë është zbuluar një pasuri e paimagjinueshme në dorë të krimit. 4.2 milionë euro janë asetet e sekuestruara nga ato burime kriminale. 83 për qind janë veprat penale që janë goditur në veprat penale të krimit ekonomik. 46 për qind janë ulur vjedhjet me armë dhe janë kapur më shumë njerëz që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar.
Në këto 300 ditë u sekuestruan shumë pajisjeje të lojërave të fatit. Shifra e taksave që kanë fshehur 110 milion dollarë në vit nga ky operacion. Niveli i korrupsionit shkoj nga 5 në 3.7.
Një kthim pozitiv ishte dhe operacioni në Lazarat. Operacioni nisi në 16 qershor ku morëm pjesë shumë efektivë policie nga e gjithë Shqipëria. Rezultatet e operacionit në total janë; U asgjësuan 133 mijë rrënjë kanabis. 5 kg heroinë dhe janë sekuestruar 53 kg drogë çokollatë. 423 armë automatike dhe janë sekuestruar snajper dhe mitraloza, dhe minucionesh. Janë sekuestruar 12 pajisje presuese lëndësh narkotike. Janë sekuestruar radio transmetues për komandime shpërthimesh. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 40 persona, me akuzë të ndryshme. Ndërkohë, janë arrestuar dhe 10 persona të kërkuar më parë nga policia për trafikim lëndësh narkotike./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Pjesëtarë të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë monitorojnë situatën në Varage të Zubin Potokut