Sipas dëshmive së bashku me anijen ku u gjetën 29 personat që kishin humbur jetën nga hipotermia pas katër ditësh në det të hapur, ishin dhe dy anije të tjera, fati i pasagjerëve të të cilave nuk dihet.
Lajmi bëhet me dije nga zëdhënësja italiane e agjensisë së OKB-së për emigrantët, Carlotta Sami në një publikim në tëitter, ku shprehet se 29 janë shpëtuar ndërsa 203 emigrantët të ndodhur në dy barkat e tjerë, janë “fundosur nga dallgët”.
Sipas dëshmive të të mbijetuarve dy gomonet të tjera janë përpirë nga dallgët e mëdha prej rreth 8 ballësh. Dëshmitë e 9 prej tyre rrëfejnë për përpjekjet e dëshpëruara për të mbijetuar teksa mbaheshin fort pas tubave deri në momentin e shpëtimit nga një anije rimorkjuese italiane.
Ndërkohë zona ku u shënua ky incident i përsëritur i tragjedive të emigrantëve në Lampedusa është monitoruar nga rojet bregdetare dhe aeroplanë në kërkim të trupave të të mbyturve të tjerë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)