30 kilogramë marijuanë me vlerë 300 mijë euro janë sekuestruar nga policia italiane në Rimini, të cilët arrestuan gjatë orëve të natës dy shqiptarë një sipërmarrës italian.
Në pranga është vënë 22-vjeçari Erid Disha, 23-vjeçari Devis Hisa dhe biznesmeni 41-vjeçar nga Rimini, Davide Roberto.
Ka qenë një njoftim se në shtëpinë ku banonte një prej shqiptarëve tregtohej drogë, që ka bërë karabinierët të vihen në ndjekje të tij. Gjatë natës, ata ndoqën automjetin e shqiptarit, derisa në periferi të Riminit, ai u takua me shqiptarin tjetër dhe italianin për të shkëmbyer 30 kg marijuanë.
Dy shqiptarët shkarkuan disa thasë nga automjeti dhe më pas i ngarkuan në makinën e italianit.
Në këtë moment, ndërhynë efektivët, të cilët arrestuan tre personat. Në shtëpitë e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi edhe 50 gramë kokainë, peshore dhe materiale që shërbente për paketimin e lëndëve narkotike.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com