TIRANE- Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Bashkim Sykja, Drejtor i mbështetjes së sipërmarrsve, në Ministrinë e zhvillimit Ekonomik thotë se projekt ligj i cili pritet të miratohet do të vërë në dispozicion të fasoneve,300 objekte shtetërore .
Cilat janë disa nga prioritetet e strategjisë së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes ?
Njëra nga strategjitë është rritja e produktivitetit të ekonomisë së vendit, me anën e nxitjes së prodhimit të brendshëm duke nxitur kështu rritjen e eksporteve.Sipas statistikave në periudhën janar-tetor 2013, kjo industri pati rritje të prodhimit me 11.5 %, dhe si rrjedhojë edhe rritje të eksporteve.
Si e shikoni industrinë e fasoneve dhe rolin e saj në ekonominë shqiptare ?
Industria e fasoneve shihet me pozitivitet po ta krahasojmë me totalin e eksporteve, duke zënë 30 % të eksporteve në vend. Aktualisht në këtë industri punojnë rreth 70 mijë punëtorë, (përfshihen këtu sektori i lëkurë-këpucëve si dhe konfeksionet). Sektori i Fasoneve ka një shtrirje kryesisht në koridorin Tiranë-Durrës,si dhe në zonën jug-lindore, në zonën e Shkodrës, Berat etj.
Ku konsistonin kërkesat e përfaqësuesve të fasoneve në adresë të qeverisë pas miratimit të paketës fiskale ?
Pas miratimit të kësaj pakete fiskale, përfaqësuesit e këtij sektori kërkuan të organizonin një bashkëpunim për mbështetje reale nga qeveria. Kështu p.sh. ndihma u kërkua për disa element fiskal siç është Tatim-Fitimi i cili nga 10% u bë 15%. Në këtë kuadër sipërmarrësit e fasoneve kërkuan nga qeveria të aplikojë disa lehtësira në disa drejtime të tjera. Ndër këto lehtësira përfshihen: Ulja e kostos e të bërit biznes , sigurimi i lehtësimit të marrëdhënieve punëdhënës-punëmarrës, sigurimi i objekteve industriale (shtetërore)të destinuara për prodhim. Gjithsej ishin 31 propozime të bëra nga përfaqësuesit e Fasoneve të cilat po shqyrtohen.
Cilat janë disa nga rezultatet e dialogut me përfaqësuesit e fasoneve ?
Jemi ende në fazën e shyrtimit të vlerësimit të propozimeve të bëra nga biznesi. Po ashtu po bëjmë edhe ballafaqimin e propozimeve në kuadrin ligjor ekzistues.Kështu mund të përmendim se Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes inicioi njërin prej akteve nën ligjore që ka të bëjë me vendimin e qeverisë i cili është në momentin final të miratimit të tij. Projekt vendimi flet për objekte industriale, 300 të tilla prona shtetërore që do tu vihen në dispozicion industrisë së fasoneve (ambjentet do të përdoren nga industria e fasoneve për linja prodhimi).
Ky projekt vendim i është përcjellë edhe Ministrisë së Financave dhe Drejtësisë dhe brenda shkurtit do miratohet nga Këshilli i Ministrave. Edhe një kërkesë tjetër e fasoneve po shkon drejt rrugës së zgjidhjes. Problemi këtu qëndron në faktin se sipërmarrësit e fasoneve, kërkojnë rishikimin e listës së makinerive dhe pajisjeve të importuara për këtë sektor, pasi në listën e miratuar nga qeveria Berisha, ka shumë makineri dhe pajisje që shërbejnë në industrinë e fasoneve që mungojnë. Kjo kërkesë është drejt zgjidhjes pasi do të rishikohet lista ekzistuese duke u pasuruar edhe me emra të tjera të makinerive dhe pajisjeve, aq shumë të nevojshme për këtë sektor.
Fasonet: Të huajt “trokasin” në Shqipëri
Drejtues dhe përfaqësues të industrisë që punon me material porositës (fasoni) konfirmojnë se numri i firmave të huaja që “trokasin” tek firmat shqiptare është rritur ndjeshëm kohët e fundit. Ka një interesim në rritje jo vetëm nga kompani italiane, por edhe nga ato gjermane, zvicerane, austriake, holandeze, izraelite, norvegjeze, etj. Disa nga kompanitë e njohura ndërkombëtare kanë filluar të lëvizin drejt kompanive shqiptare, duke sjellë porositë e tyre të para gjatë muajit janar, porositë janë kryesisht në fushën e veshjeve.
Kjo është reflektuar në atë që eksportet e tekstileve e këpucëve për periudhën janar-nëntor 2013 u rritën me 11.5% në rreth 64 miliardë lekë, duke përbërë 29% të totalit të eksporteve dhe duke përmirësuar vazhdimisht ritmet e rritjes gjatë muajve të fundit. Për të qenë më konkurrues, sidomos me vendet e tjera të rajonit, për të rritur kapacitetet financiare dhe investuese, kompanitë kërkojnë një paketë të veçantë masash mbështetëse.
Sektori është duke negociuar fuqishëm me qeverinë për të përfituar një status special specifik të sektorit të fasonit. Është ngritur një komision i posaçëm pranë qeverisë për hartimin e një pakete lehtësisht fiskale dhe ekonomike për këtë sektor, që pritet të miratohet në muajin mars.
Si një nga bizneset me efektet më të mëdha në punësim, sipërmarrësit duket se kanë “të drejtë” në kërkesat e tyre.

Shkrimi u publikua sot (28.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com