Azgan Haklaj, ish deputet ishte i ftuari i radhës këtë të hënë në ‘Studio Live’, ku foli edhe për protestat që janë mbajtur në kryeqytet javët e fundit. Për aktet vandale ai tha se kjo nuk është dorë e studentëve, por sipas tij janë njerëz të infiltruar. Haklaj thekosi ndër të tjera se ato kanë qenë protesta të qeta derisa u përfshi kreu i PD, Sali Berisha.

“Kam qenë mbështetës i protestave që në 31 maj, edhe i flamingove edhe i protestave studentore. Kategorik jam kundër dhunës, por nuk ka dhunë nga studentët. Ka dhunë nga njerëzit që janë infiltruar tek studentët për t'ia faturuar studentëve. Kanë qenë protesta familjare që në momentin që vuri dorë Sali Berisha nuk ka nevojë as për autobot as për zjarrëfikëse as për shkop është vetë shkopi pse jemi në një situatë dramatike. Shtatë presidentë që janë të ndërruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ende është Berisha katër papë janë ndërruar dhe ende është Sali Berisha dhe. Ai e ka vjedhur protestën studentore të viteve 90, e ka grabitur dhe ka dalë me sloganin bashkëvajtës e bashkëfajtor e ka vrarë që në qelizë demokracinë shqiptare”, tha Haklaj.

I ftuar ishte edhe analisti Arben Meçe, ku politikën e cilësoi si një treg të madh ku konkurojnë palët, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike.

“Thuhet përgjithësisht demokracia në rrezik, partitë, politika është një treg i madh ku konkurojnë palët. Tani ne flasim për Berishën dhe Ramën që janë në aleancë me njëra-tjetrën. Nuk janë në aleancë me njëra-tjetrën. Berisha dhe Rama për pushtet të vrasin në një kuptim figurative, se në fund të fundit futen në politikë që të mbajnë pushtetin, të marrin pushtetin. Kjo është normale, kjo është logjikë e gjësë dhe nuk ka asnjë arsye pse ato të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”,tha Meçe.

Ai shtoi se Berishës pasi i dështoi protesta, ka nisur të vendosi në 'lojë' një tjetër skemë: ajo e bashkimit të të gjithë forcave opozitare. 

"Ne pamë një protestë e cila kishte dinamikën e vetë ose nga më të ndryshmet dhe në fund fare ku përfundoi? Përfundoi në atë që kemi thënë që ditën e parë që nuk është tjetër veçse një lëvizje politike e partive opozitare të vogla të cilat në një moment të caktuar arritën e mbajtën peshën e protestës dhe gjithë lëvizja përfundoi te Berisha dhe përfundimisht ai i cili mbajti peshën dhe i dha autorësinë protestës ishte e Berisha doli tha studentët i kam mbledhur unë, grupimet i kam bërë unë, forumi rinor i Partisë Demokratike jam unë, protestën në fund fare e mbajta unë. Berisha sot është më i rrezikuari nga partitë e vogla sepse partitë e vogla janë në opozitë dhe tregu që ato punojnë është opozita. Nuk është pjesa tjetër.

Berisha bëhet një lloj diversioni, dhe i vendos përpara detyrimit palët ose të largohen ose të bëhen pjesë e tija. Dhe një nga skemat tashmë mbasi dështoi protesta, është futur një mekanizëm tjetër. Tani është ajo thirrja e çuditshme që të bashkohemi të gjithë", tha Meçe.