Ministrja Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kongresin e FRSSH e vuri theksin te nevoja për politika bashkimi dhe përçarëse. Sipas Spiropalit, politika përçarëse i ka shkaktuar shumë dëme vendit, teksa shtoi se PS do t'ja shtri dorën të gjithë qytetarëve pa përjashtim, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Ajo nuk la pa përmendur as situatën ku ndodhet PD, në mes të luftës Berisha-Basha, duke e konsideruar qesharake.
"PS nuk është e keqja më e vogël, por e mira e vetme në skenën politike shqiptare. Kundërshtarë tanë formal, brava dhe shuli i kanë mbyllur Shqipërisë derën në fytyrë. Ata vuajnë humbjet e tyre të përsëritura, frikën nga drejtësia dhe sfilitjen nga lufta e brendshëm, kthyer në një skenë tallëse. Partia që lindi 31 vite më parë nga aspirata për lirinë, PD, ka sot Sali Berishën ofertë dhe kundërofertë produktin e tij politik. Jemi shumë të keqardhur që mbërritën deri këtu. Ne bëmë çmos t'i akomodojmë, që të gjejnë gjuhën, por caqet etike e morale që nuk i ruajtën me ne, sot po i shkelin dhunshëm edhe me njëri-tjetrin. Opozita jonë nuk janë ata mjeranë, por populli shqiptar. PS ka fituar garën me kundërshtarin politik, por e ka humbur me ambicien e saj politike sepse janë të pafundme. Ne duhet të ngjizim një bashkim të ri që shkon përtej politikave përçarëse, ne do ja shtrijmë dorën të gjithë qytetarëve pa përjashtim. Askush nuk duhet të përjashtohet pavarësisht se për kë voton ai apo familja e tij. Të dalim përtej këtyre dasive, sot që nuk ka një opozitë politike që tja vlejë investimin tuaj, politika e ndarjes ka bërë shumë dëm", tha ajo.
Lajmi kryesor:
30-vjetori i FRESSH, Rama leksione të rinjve për politikën: Sensi i saj është liria! Ngjarje si ajo e 8 janarit, ku politikanët i kthehen të shkuarës, largojnë njerëzit nga politika
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me përjashtimin e policëve që kanë përdorur Sky apo Encro Chat?
-
Po
85.1%
-
Jo
8.4%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 1961
Lajme të tjera
-
Tymi i Rithemelimit, Xhaferaj: E vetmja zgjedhje, mazhoranca s'ka shpëtim nga ngritja e komisioneve hetimore! Klosi: Shkruajini korrekt dy letra dhe u pranohen
4 Dhjetor, 21:22
-
Marrëveshja me Italinë, bashkia e Memaliajt ofrohet të strehojë emigrantët! Zbardhet letra për Ramën, kryebashkiaku për Report TV: Në dispozicion dy godina
4 Dhjetor, 17:35
-
Rama: Ne jemi bekimi i Shkodrës, na besoi se u zhgënjye! I dhamë 20 milionë euro për 4 muaj! Kaosi në Kuvend prej hallit me drejtësinë, kanë humbur kontrollin
4 Dhjetor, 16:09
-
Miratohet urdhri: Policët që kanë përdorur aplikacionet SkyECC apo EncroChat do përjashtohen! Ja formulari që do të plotësojnë (PDF)
4 Dhjetor, 16:03
-
Kantieri për transformimin e hyrjes së Shkodrës, Rama kërkon ritëm më të lartë të punimeve: Shkodranët nuk kanë më durim
4 Dhjetor, 14:13
-
VIDEO/ Flamur Noka tentoi t'i vërë flakën karrigeve pirg në foltore, Balla: Deputeti nuk mund ti shmanget ligjit, rrezikon deri në 5 vite burg
4 Dhjetor, 13:16
-
Rama pret kryeministrin e Portugalisë: Diskutuam modelet e Inteligjencës Artificiale dhe për programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale
3 Dhjetor, 16:02
-
Rama ndan pamjet: Shishtaveci, ndër destinacionet më të dashura turistike dimërore (FOTO)
3 Dhjetor, 15:37
-
Siguria rrugore, Balla: 13 583 masa administrative, pezullohen 54 lejedrejtimi
3 Dhjetor, 13:38
-
'Unë fëmija i 8-të me dy prindërit bujq, që preka të gjitha skenat!’ Tenori Ramë Lahaj si 'Domingo i ri' në podkastin e kryeministrit: Tani mungon veç krijimi i familjes!
2 Dhjetor, 13:06
-
Ja sa kushtoi heshtja e Berishës për marrëveshjen Rama-Meloni!
2 Dhjetor, 12:51
-
Samiti për ndryshimet klimaterike/ Rama: Ndotësit e mëdhenj bëjnë maksimumin për të na dhënë leksione, por jo për t’u ndalur vetë
2 Dhjetor, 12:14