TIRANE- PDIU-ja merr rol vendimtar për miratimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota. Pas dështimit për miratimin e gjashtë ligjeve që kërkonin 3/5 e votave të Kuvendit, partia e Shpëtim Idrizit bëhet vendimtare për miratimin e këtyre ligjeve në seancë plenare në datën 31 korrik ku ndër këto është edhe reforma territoriale.
Ditën e enjte të javës që vjen në seancë plenare do të jenë në rendin e ditës 7 drafte që kërkojnë 84 dhe mazhoranca, pavarësisht se në gupet e saja parlamentare ka 85 deputet, sërish miratimi i tyre është në pikëpyetje. Fakti që në seancën e djeshme plenare 6 deputet nuk ishin të pranishëm në momentin e votimit, bënë që 6 projektligje që kërkojnë shumicë të cilësuar votash të shtyheshin për seancën plenare të datës 31 korrik.
/Shqiptarja.com