'Prekje', 31 portrete si pikturë, Linda Guri ekspozitë në Kryeministri! Ergys Zhabjaku ‘trupëzon’ emocione në fotografi

Me ndriçim të kuq, për të krijuar një atmosferë sa më të ngrohtë, e duke shmangur prezencën fizike, Linda Guri fton vizitorët drejt ekspozitës së saj të parë në ambientet e Kryeministrisë.

31 fotografi të pazakonta e një video instalacion të vendosura “në telajo të zezë metalike” janë konceptuar përmes “Prekjes” së penelit, fotografisë e të tjerave materiale duke synuar  të shpërfaqin emocione; qofshin ato “Grimca zgjimi”, një “Vorbull ëndrrash në kërkim të dritës”... a ndoshta “Prekje dashurie”. Rrëfimet vizive bëjnë konfuzë vizitorët, nëse janë përballë një fotografie a pikture.  Por sa e ka ndihmuar Lindën profesioni si make-up artiste?

 “Këtë koleksion, nuk e kam nisur në fushën e make up-it, por si eksperiment në këto portrete. Një portret i ardhur si pikturë, po në këtë rast është një portret real,në një qenie reale ku ajo reagon dhe jep emocione të tjera”, shprehet artistja.

Ekspresionizmi dhe impresionizmi, e kanë tërhequr prej kohës së studimeve, e veçanërisht veprat që kanë pasur në fokus gruan. E siç thotë, “Prekje” ishte një mënyrë për ta nisur me po atë frymëzim. Modelja është e njëjta, arkitektja Nikol Kaso, e një prej fotografive mban emrin e saj.

 “Kam zgjedhur gruan pasi përmes saj do të arrija të jepja emocionet që doja. Më pas, këtë portret gruaje e kam veshur me ngjyra për të na kujtuar pak pikturën, e përtej saj e kam veshur me elementë të tjerë, me elementë të përditshmes sonë. Me një telefon që ne e përdorim në përditshmëri, me ujin dhe pluhurin,  zgjodha këto tre elementë pasi kanë një lloj transparence në vetvete dhe do më lejonin që ta ruaja elegancën e portretit. Gjithashtu, ngjyrat e përdorur në portret do të ishin të dukshme. Pra, doja të krijoja emocion me këto elementë dhe ti ktheja të zakonshëm në të jashtëzakonshëm”

Në kompozimin e portreteve, imazhet e fiksuara nga fotografi Ergys Zhabjaku vijnë si emocione të trupëzuara.

“Roli i Gysit është një rol shumë i rëndësishëm në punët e mia, pasi çdo punë ka qenë në aksion, në kohë reale. Çdo grimcë e hedhur në ajër, apo ndryshe pluhurat, që siç e shikoni janë të shpërndarë në hapësirë, janë“të kapura” pikërisht nga Gysi. Kështu që ka qenë shumë i rëndësishëm momenti i fotografisë. Mendoj që pa të nuk do ta kisha arritur këtë rezultat, ashtu siç e kisha në kokë”

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 28 shkurt. Sa i përket një vizite të mundshme të banorit kryesor të godinës së kryeministrisë, Linda thotë: Ende e presim!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?