BERAT-Një nënë 31-vjeçe është proceduar në gjendje të lirë nga policia, pasi ka braktisur fëmijët.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 10.10.2017, filloi hetimi për 31 vjeçaren me inicialet P.Dh. banuese në Fier, pasi ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur.

Nuk dihen arsyet që detyruan 31-vjeçaren nga Fieri që të braktiste dy fëmijët e mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale ‘’Braktisja e fëmijëve të mitur’’. Neni 124 i Kodit Penal. 

dy.b/shqiptarja.com