KRUJË- Një 31-vjeçar e ka "pësuar" keq nga policia e Krujës. Ai është arrestuar nga uniformat blu pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij, por gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe kanabis.
Bëhet fjalë për 31-vjeçarin e identifikuar me inicialet E.S.. Ndaj tij rëndojnë akuzat për 2 vepra penale, atë për "Dhunë në familje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
"Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi: E. S., 31 vjeç, banues në Burizanë, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa. Bie në prangat e Policisë një 31-vjeçar për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.