FUSHË-KRUJË- Një 16-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në restorantin ku punonte në Fushë-Krujë. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së dielës, kur i mituri Enes Isaku fillimisht është shtyrë nga kolegu i tij 26-vjeçar, Endri Stafuka. Dyshohet se i mituri dhe kolegu i tij po bënin shaka, kur 26-vjeçari e shtyu me duar drejt ashensorit që përdorej për të transportuar mallra dhe shtypi butonin për ta zbritur poshtë. Por ashensori u shkëput papritur dhe i mituri përplasi kokën në pllaka, duke humbur jetën.
Për ngjarjen në Wedding Center Vathi, policia ka arrestuar 26-vjeçarin Stafuka nën akuzën për “Vrasje nga pakujdesia”. I mituri ishte nipi i pronarit të lokalit, Afrim Vathi. Edhe ky i fundit është arrestuar për dy vepra penale, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Ngjarja ndodhi në fshatin Arrameras, ndërsa ashensori ishte industrial, i destinuar për transportimin e pakove, arkave dhe mallrave të tjera. Shkëputja e menjëhershme e tij rrezikoi t'i merrte jetën edhe kamarierit 26-vjeçar. Mësohet se vetëm pak çaste përpara tragjedisë, ashensori ishte përdorur edhe nga vetë pronari i lokalit, Afrim Vathi, gjyshi i viktimës.
Njoftimi i policisë:
Krujë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;
-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi në përditësim....










Komente
Komento