Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Fierit tre ditë më parë, ku një grua ka humbur jetën gjatë lindjes, ndërsa iu nënshtrua një operacioni cezarian. Viktima është një 30-vjeçare e identifikuar si Elisabeta Lamaj, nga fshati Vlosht dhe e martuar në Drenovë të re në Ballsh.

Familjarët kanë hedhur akuza në drejtim të mjekëve që trajtuan të renë që, sipas tyre, për shkakun e vdekjes i kanë thënë njëherë se pësoi trombozë dhe më pas kanë ndryshuar version duke i thënë se ajo ndërroi jetë si pasojë e atakut kardiak. Ata kanë bërë kallëzim për mjekët të shtunën e javës së kaluar, kur ndodhi edhe ngajrja, por ende policia nuk ka një njoftim zyrtar. Detaje të tjera për ngjarjen nuk bëhen ende me dije, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet pas kallëzimit të familjarëve.   

Fatmirësisht foshnja që ajo solli në jetë gëzon shëndet të plotë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet zyrtare të vdekjes së të resë, nënë edhe e një fëmijë tjetër 5 vjeç.