Basha ironizon dakordësinë për Kodin Zgjedhor: Morën vendim t'i ndajnë listat në biznes klas për vete dhe karroceri për të tjerët

Basha ironizon dakordësinë për Kodin Zgjedhor: Morën vendim t'i ndajnë listat në biznes klas për vete dhe karroceri për të tjerët

Lulzim Basha

Lulzim Basha mblodhi sot harkun opozitar euro atlantik ku hodhi akuza të forta ndaj Berishës dhe Ramën për pazarin e rradhës sa i përket Kodit të Ri zgjedhor të dakordësuar mbrëmë.

'Shumë po ndërgjegjësohen se ata që thonë kapeni hajdutin, janë hajdutët e vërtetë. Ata që na kanë akuzuar si bashkëpunëtor, janë jo vetëm ortakë në kulla, jo vetëm në oligarkë, jo vetëm në media, por tashmë edhe ortakë për të shkrirë në një PS dhe Rithemelimin, në pikën fillestare të big bangut të Katovicës, para se Ramiz Alia të ndante këtej spiunët e sigurimit, këtej oficerët e sigurimit. Nuk mban uji pilafi për ta. Vazhdonin teatrin opozitar, pasuri të vëna në kurriz të shqiptarëve.'

Sipas Bashës i gjithë aksioni i opozitës me tymuese në parlament ka qenë një teatër për të bërë pazare. 

'Për ta zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë për të vendosur si do jetë Shqipëria, për të mbrojtur interesin e shqiptarëve. Janë oportunitet për mburojë politike kundër SPAK, kundër përpjekjes mbarë kombëtare me ndihmë euroatlantike.

Teatër opozita digjte kartona, hapte tymuese. Vëmendjen e opozitës e kishte brenda opozitës, për të marrë tituj si proteksion ndaj drejtësisë. Për të marrë karrige nga ata që janë ulur pa asnjë meritë.'

Gjithashtu për Bashën edhe kërkesa për qeveri teknike është një përrallë, pasi Rama dhe Veliaj sipas tij nuk marrin vendime pa u konsoltuar me Berishën.

'Deputetë që nuk i voton as shtëpia e vet. Nga njëra anë të korruptuarit e PS, nga ana tjetër këta që kanë shitur kauzat e PD. Shumë të tjerë në hetim nga SPAK, kanë vjedhur votat e demokratëve. Janë arrestuar, dënuar, për vjedhje me tendera, vjedhje votash. Të gjithë zyrtarët e Edi Ramës të liruar me votat e Berishës dhe ndjekësve. Ndërkohë mbahen brenda protestuesit tanë që dolën kundër korrupsionit të Edi Ramës. Kjo ishte pjesa e parë e pazarit më keq se pazarit.

Shikoni sot nga Sali Berisha tek i fundit, kanë futur kokat poshtë tavolinës. Flasin përralla për qeveri teknike, kur ndoshta janë në qeveri teknike, pasi Rama dhe Veliaj nuk marrin vendime pa u konsultuar me Berishën. Askush nuk i del për zot pazarit të mbrëmshëm.'

Berishën dhe Ramën nuk i voton me as shtëpia e tyre ,thotë Basha  dhe prandaj gjejnë formula të tilla zgjedhore për të nxjerrë veten e tyre deputetë.

'Ajo që po bëjnë nuk ka asnjë motiv përveç interesit të tyre personal. Këto njerëz që kanë humbur çdo moral për të dalë para zgjedhësve të 2021. Këta bënë pazar, që në mënyrë flagrantë dhe korruptive të merrnin vendimin e 11 qershorit. Kanë marrë vendim që ti ndajnë listat e deputetëve në biznes për vete, klas dhe karroceri për të tjerët. Të sigurojnë një vend për veten e tyre, se e dinë se nuk i voton as shtëpia e tyre. Kurrë më parë kjo Shqipëri është gjetur në dorë të një grupi kaq të vogël.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:26
'Pazar mes dy njerëzve që nuk i voton as shtëpia', Basha me tone të ashpra: Shqiptarët mezi presin shporrjen e tyre

1721928623_bashalulzim.JPG

Lulzim Basha foli me tone të ashpra sot në Harkun Opozitar Euro atlantik, teksa iu drejtua Berishës dhe Ramës se nuk i votojnë as njerëzit e shtëpisë.

'Që sot e dinë se do të përballen edhe me robt e shtëpisë që nuk i shpjegojnë dot pse u mbyllën listat. Rama nuk i ka votat për ti mbyllur listat. Nuk shohin dot me sy fëmijët e tyre dhe ti thonë pse po bashkoni votat me Edi Ramën. Këto janë stacionet e fundit të denigrimit moral dhe politik, të jenë teatër opozite që për asnjë çast nuk ka qenë e angazhuar për interesat e shqiptarëve. Provat janë ashiqare, këta që bërtisnin për asgjësimin e pluralizmit janë bashkëasgjësues të pluralizmit. Pazari është që Edi Ramës ti jepet ndeshja akoma pa filluar, në mënyrë që Berishës ti jepet kreu i opozitës. Bëhet fjalë për Shqipërinë dhe fatin e shqiptarëve. Shumicë dërrmuese i refuzon të dy dhe kërkon ndryshim.'

Për Bashën ishte një denigrim moral e politik marrëveshja e dakordësuar për kodin zgjedhor, teksa thekson se shqiptarët mezi presin shporrjen e krerëve të mëdhenj të politikës.

'Fare e qartë se ka dy opsione. I pari është ky lum qelbi politik, ku janë bashkuar dy përrenjtë për të përmbytur çdo gjë të mirë të virtytshme në këtë vend. Për të goditur SPAK dhe për të ruajtur status koun. Për një Shqipëri për një lluc të vogël hajdutësh. Këta duken sikur kanë në dorë edhe arrën edhe gurin. Për vëzhgues për sy përdhe kështu duket. Por ta ngremë pak kokën, megjithë kontrollin evident përballë, ka një shumicë absolute shqiptarësh që mezi pret shporrjen e të dyve. Njerëz që nuk pranojnë që 34 vite pas diktaturës, fëmijët e tyre të jetojnë 30 vite të tjera në një Katovicë të dytë. Ky është oportunitet i jashtëzakonshëm. Është autostradë politike. Për ta kthyer këtë shumicë absolute shqiptarësh në një shumicë politike. Kjo kërkon vendime të forta, sakrificë të madhe. Me dije, durim e zemërgjerësi.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online