32 vende të lira për hetues, BKH: U kualifikuan 421 kandidatë, më 27 maj do t’i nënshtrohen testit të arsyetimit logjik me shkrim

32 vende të lira për hetues, BKH: U kualifikuan 421 kandidatë, më 27 maj do t’i nënshtrohen testit të arsyetimit logjik me shkrim

BKH

Byroja Kombëtare e Hetimit ka mbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare për hetues duke kualifikuar 421 kandidatë, për 32 vende të lira.

Gjithsej janë shqyrtuar 572 aplikime dhe nga këto 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër. 421 kandidatët e kualifikuar, në datën 27 maj do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim. Kurse testi i Aftësive Fizike do të zhvillohenë në qershor.

28 kandidatë për hetues të BKH kanë përfunduar me sukses muajin e parë të trajnimit bazë dhe janë emëruar zyrtarisht.

"Komisioni i Përzgjedhjes në datë 24.05.2021, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër. Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur. Kandidatët e kualifikuar, në datën 27.05.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim. Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2 bashkëlidhur. Testi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në datat 01 .06 – 04.06.2021, kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik", njofton BKH.

BKH është njësi e specializuar e policisë gjyqësore që heton veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçe, sikurse autorizohet në ligjin me titull ”Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korupsionin dhe Krimin e Organizuar. (‘Ligji për SPAK-un)’, 2016. Ne punojmë së bashku me një skuadër prokurorësh të posaçëm që në mënyrë proaktive hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë qeveritarë dhe të tjerë që dyshohen që janë të përfshirë në vepra penale në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit