Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, ka bërë thirrje për aplikime për 32 vendet e mbetura vakante për hetues në këtë institucion.

"Kandidatët me integritet dhe profesionalizëm të aplikojnë, afati deri në datë 20 prill. Procesi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH do jetë i drejtë dhe transparent", shkruan ndër të tjera Hajnaj.

Hetuesit të cilët do të punësohen do të kenë detyrimin të kryejnë hetime penale nën drejtimin e SPAK dhe për t’u punësuar duhet të përmbushin kushtet e sigurisë që janë përcaktuar në nenin 6 dhe nenin 38 të Ligjit nr. 95/2016.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm që gjendet më poshtë bashkë me njoftimin zyrtar dhe duhet t’a dorëzojnë aplikimin e tyre brenda datës 20 prill.

Ndërkohë që 28 kandidatet e BKH të përzgjedhur nga SPAK kanë nisur trajnimet me prokurorë e partnerë ndërkombëtarë. 

Në maj agjentët e kualifikuar marrin në dorë dosjet e para hetimore. Report Tv mëson se ata do të nisin nga puna me dosjet e procedimeve penale të korrupsionit. Byroja Kombëtare e Hetimit u bë me 28 agjentët e parë para pak ditëve. Ata kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë