Një 33-vjeçar ka goditur me thikë ish-bashkëshorten dhe kunatin e më pas është larguar nga vendngjarja.
 
Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Fuat Toptani” në kryeqytet ndërsa A.Ç menjëherë pasi krimit ka lënë thikën dhe është larguar.
 
Të plagosurit F.Ç dhe M.B ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia ka sekuestruar thikën dhe po punon për kapjen e 33-vjeçarit.
  
Policia
Më datë 07.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Ç, vjeç 33, banues në Tropojë, pasi dyshohet se në rrugën “Fuat Toptani”, ka goditur me thikë, ish bashkëshorten dhe kunatin, F.Ç e M.B, vjeç 25 e 25, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Neni 130/a i Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com