330 vëzhgues të huaj monitorojnë
zgjedhjet parlamentare të dielën

Vetëm një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, vëzhguesit ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR që monitorojnë procesin zgjedhor do të dalin në një konferencë për shtyp ditë e hënë në datën 26 qershor.

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-ja.

Roberto Battelli, kreu i misionit vëzhgues
“Deklarata do të paraqitet nga Roberto Battelli, Koordinator i Posaçëm dhe udhëheqës i misionit të vëzhguesëve afatshkurtër të OSBE-së, pasuar nga Paolo Corsini, Kreu i delegacionit të APKE, Marietta Tidei, Kreu i delegacionit të Asamblesë së OSBE-së, Eduard Kukan, Kreu i Delegacionit të PE-së dhe Ambasadori Peter Tejler, Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it”, thuhet në njoftimin e OSBE/ODIHR.

Mësohet se konferenca do të zhvillohet në orën 14:30 të së hënës.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës