3.4 mln € në 'Toyota Auris'/ Bardhi kërkon rrëzimin e kërkesës së Ballës: Ende nuk ka provuar pafajësinë e tij

3.4 mln € në 'Toyota Auris'/ Bardhi kërkon rrëzimin e kërkesës së Ballës: Ende nuk ka provuar pafajësinë e tij

Lulzim Basha dhe Taulant Balla

TIRANË- Në ambjentet e Gjykatës Penale u zhvillua seanca e radhës gjyqësore mes kreu të PD-së, Lulzim Bashës dhe numrit dy të PS-së, Taulant Ballës për çështjen e 'Toyota Auris', brenda të cilave u gjetën 3.4 mln euro.

Edhe në seancën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur të mungojë duke e përfaqësuar nga dy avokatët e tij Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi. Por ndryshe nga herët e tjera, në këtë seancë ka munguar edhe Balla, i cili u përfaqësua nga avokati Gentjan Rumano pasi duhet të ishte i pranishëm në Kuvend për shkarkimin e Xhafaj.

Gjatë fjalës së mbrojtjes para trupës gjykuese, avokati Bardhi u shpreh se nuk ka prova apo dëshmi për të mohuar akuzën e bërë nga Basha sa i përket çështjes së 3.4 milion eurove në Toyota Auris dhe për këtë arsye kërkon rrëzimin e kërkesës së Ballës dhe pafajësi për klientin e tij.

Pretendimi i Ballës nuk ka prova ligjore. Ai ka ngritur akuza për shpifje por këto akuza nuk dokumentojnë pafajësinë e tij. Taulant Balla është i përfshirë në 3,4 milion eurot e kapura në portin e Durrësit.  

Gazment Bardhi, avokat i Bashës

Më tej, Bardhi është shprehur se nuk duhet të filtet për shpifje pa u faktuar që akuza kryesore ndaj Ballës duke u shprehur edhe njëherë i sigurt në informacionin e dhënë nga Basha në Kuvend.

Basha është njoftuar nga burime të tij për ardhjen e 3.4 milion eurove në pronesi të një zyrtari të lartë të mazhorancës. Pastaj vetë Balla e ka pranuar se ka miqësi me një person që akuzohet si trafikant droge në Itali. Në vend që të akuzojë për shpifje Balla duhet të provojë pafajësinë e tij. Basha më ka autorizuar që të mos tregoj burimet nga i ka marrë informacionet në lidhje me denoncimin që bëri në parlament. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës nga Gjykata të kërkesës së Ballës dhe pafajësi.

Gazment Bardhi, avokati i Bashës

Pas pretendimeve të Bardhit, avokati i Ballës, Romano kërkoi më shumë kohë që të njihej me provat e reja të paraqitura nga avokati i Bashës. Seanca e radhës mes dy politikanëve do të zhvillohet më 20 nëntor, në orën 10:30.

3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete "Toyota Auris" në Portin e Durrësit, për të cilën Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur edhe një padi ndaj tij. 

Padia e dytë për të cilën akuzohet Basha është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë pasi ai tha në parlament se drejt Shqipërisë ishte nisur një shumë e madhe parash brenda një automjeti "Toyota Yaris" ngjyrë e kuqe. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit.

Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!