Rama: Gati për të dëgjuar Metën në Kuvend pse refuzoi Lleshin, arsyeja që më tha ishte qesharake

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në seancën e sotme dekretin e shkarkimit nga detyra të Fatmir Xhafës me 75 vota, ndërsa në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të komandohet Sandër Lleshi, por duke u emëruar fillimisht si zv/ ministër në këtë dikaster. Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën me vendimin për të refuzuar dekretin për gjeneralin. Ai u shpreh se në asnjërën nga 12 kompetencat e Presidentit nuk parashikohet refuzimi i dekretit.

Ky kuvend ka zgjedhur 7 presidentë të Republikës, shumë nga ne kemi votuar për Ilir Metën President. Atë ditë ne nuk e kishim shumicën absolute, që kemi sot. Por unë e kisha sidoqoftë bindjen e plotë se Meta ishte kandidatura më e përshtatshme. Ai ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe ka barazpeshuar qëndrimin. Por kemi një problem me presidentin që prej të shtunës mbrëma. Një problem i krijuar nga Presidenti në punën tonë, na ka mbledhur sot këtu. Puna jonë është të hartojmë dhe miratojmë ligje dhe të qeverisim deri kur të kemi besimin e 71 deputetëve që e mishërojnë dhe ushtrojnë vullnetin e sovranit.

Ne kemi detyrën ta bëjmë këtë punë, pavarësisht nëse e kemi besimin e presidentit. Kushdo ka të drejtën e vet që të mos na besojë, të hidhet edhe përpjetë, kjo vlen edhe për presidentin. Te 12 kompetencat e presidentit, ndër to nuk figuron kompetenca e refuzimit të kryeministrit dhe po njësoj të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit. Nëse do të ekzistonte një kompetencë e tillë, nuk ka diskutim që paraardhësi i Metës nuk do e kishte lënë pa zbuluar edhe pse haptazi partiak. Ai e firmosi dekretin me duart e lidhura nga kushtetuta, pasi u ka thënë copë. Kushtetuta nuk i njeh Presidentit kompetencën për të refuzuar dekretin për ministrat.

Letra e Metës që më ka ardhur të shtunën mbrëma ishte; ‘kthim përgjigje për emërimin e Sandër Lleshajt. Zoti kryeministër në përgjigje të shkresës suaj; u bëj me dije se, presidenti i Republikës nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin kandidaturës Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm, por nuk thotë ku mbështetet. Në këto kushte Presidenti nuk mund ti përgjigjet pozitivisht propozimit tuaj’ kjo është letra. Presidenti nuk ka të drejtë ta refuzojë, por ta dekretojë.

Edi Rama

Nisur nga një reagim mbrëmë i shefit të kabinetit të Presidentit se kreu i shtetit është disponibël për të dhënë arsyet e mosdekretimit të Lleshit në Kuvend apo grupin e PS, kryeministri Rama u shpreh se është gati që të dëgjojë Metën në Kuvend apo në mbledhjen e grupit të PS, ndërkohë që tha se arsyet që i kishte thënë në takimin e së dielës ishin qesharake dhe shtoi se uron që e gjithë kjo histori të mos jetë me qëllim. Rama tha se krisja nuk është personale, as politike, por Kushtetuese.

Uroj që të mos ndodhë me qëllim e gjithë kjo. Shqipëria ka parë shumë më keq se kaq, që talleshin me Presidentët, apo i thonin Presidentit ‘horr bulevardi’, apo që betoheshin me mustaqe dhe shërbenin të rruar. Lleshaj si asnjë paraardhës i tij disponon certifikatë sigurie. I larguam nga koalicioni para një viti. Krisja nuk është personale, as politike, por Kushtetuese dhe ne jemi këtu, do të bëjmë çmos për ta ngjitur në radhë të parë, uroj që Presidenti të gjë durimin dhe dëshirën për të mos e cuar krisjen në thyerje, që nuk do të jetë fundi i botës, por ta shmangim të gjithë bashkë.

Nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të ishte në ndërtim nuk do të ishim para kësaj vështirësie, por fakti që mungon dhe punohet ditën dhe natën për ta bllokuar reformën në drejtësi nuk është mungesë e pakapërcyeshme. Durimin për ti dhënë zgjidhjen në radhë të parë me mirëkuptim dhe e kemi, vendosmërinë për të arritur qëllimin është baza e ekzistencës, mbrojtja e kushtetutës.

Nëse presidenti nuk do i mungojnë dëshira për mirëkuptim kjo krisje zhduket në pak kohë. Në një klub mediatik mbrëmë shefi i kabinetit të presidentit ka hedhur dorashkën për tiu drejtuar kuvendit apo grupit për arsyen e vërtetë të dekretimit, që mos qoftë ajo që më kanë dëgjuar veshët me të, jam gati që të pranoj që kam unë probleme me veshët, se ma ka thënë presidenti mua. Mirë se të vini zoti President dhe të na rrëfeni. Por larg qoftë të jetë ajo që më ka thënë mua, cdo gjë e  pranoj, por jo një president qesharak të vendit tim.

Edi Rama

Shefi i qeverisë ’thumboi’ Metën kur u shpreh se Presidenti mund të jetë shqetësuar nga pastërtia skënderbegase e gjeneralit.

Deklarata për drejtimin e vendit me Sekretar Partie ishte e pazakontë. Kjo kohë dhe ky vend imponojnë përqendrim te rrugëdalja pas refuzimit të paprecedent të kryeministrit. Është vendosur në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm i institucioneve.

Nuk kam asnjë objeksion se përse për Sandër Lleshin u kërkuan letra pastërtie si për asnjë ministër në historinë e republikës, në adresa të pa shkelura nga postieri i Presidencës. Mos është kjo pastërti kaq skënderbegase që e shqetëson Ilir Metën. Gjendja e dëshpëruar e opozitës dhe humbja e plotë e qetësisë e shqetëson me plotë të drejtë Presidentin. Për Lleshin asnjë vetë kinoshqupi nuk prodhoi ndonjë video, audio, apo ndonjë llaf goje, nuk janë pak si fillim i mbarë.

Edi Rama

E ndërsa përshëndeti vendimin për dekretimin e kreut të SHISH, Rama u shpreh se gjeneral Sandër Lleshi do të komandohet në postin e ministrit të Brendshëm, pasi është njeriu i duhur, që vjen në kohën e duhur dhe gjendet në vendin e duhur.

Nuk e kam humbur besimin se presidenti e ka thënë akoma fjalën e fundit mbi këtë temë. Ashtu sikur nuk do e kisha humbur për drejtorin e SHISH. Realisht cdo reflektim pozitiv është për tú përshëndetur, aq më tepër Presidenti i republikës. E përshëndes dekretin dhe e uroj kreun e ri të SHISH,  për të filluar  reformimin e thellë të institucionit.

Sot votojmë shkarkimin e Xhafajt, më pas vendosim në qeveri ministrin e Brendshëm dhe do i japim ca ditë kohë jo vetëm presidentit që ta bluajë këtë çështje dhe të punojë për të krijuar bindjen e plotë, por edhe vetes për të hedhur hapin tjetër. Gjenerali nga sot do të drejtojë punët e brendshme të Shqipërisë, kam besim se do i japë një shtyrë. 7 ditët e pamjtueshme që mori Presidenti, mua më tepruan që Lleshi është njeriu i duhur, që vjen në kohën e duhur dhe gjendet në vendin e duhur si përfaqësues i shumicës së duhur

Edi Rama

Pas shkarkimit të Xhafës, kryeministri me një vendim të Këshillit të Ministrave do të emërojë Sandër Lleshin zv/ ministër për ta komanduar më pas Ministër të Brendshëm. E gjithë lëvizja me qëllim komandimin e Lleshit vjen pas refuzimit që Meta i bëri dekretit për ta emëruar. 

Kjo është hera e parë që ndodh në Shqipëri, që një President të refuzojë dekretin për një ministër, ndërsa veprimi i kreut të shtetit ka hapur një debat nëse Presidenti ka kompetenca për një vendim të tillë. Ndërkohë që pritet nëse dekretimi i Helidon Bendos në postin e kreut të SHISH do të zbusë tonet dhe ‘luftën’ mes qeverisë dhe Presidencës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Vasili i del në mbrojtje Metës: Rama ngatërron punët e shtetit me punët e shpirtit

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në parlament dhe akuzave ndaj Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës në lidhje me mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm. Vasili shprehet se shefi i qeverisë vuri kujën për Lleshin në mes të Parlamentit, ndërsa shton se Rama ngatërron punët e shtetit me punët e shpirtit.

Kryeministri i plagosur shpirterisht qan per Lleshaj ne kuvend.Kryeministri qe nuk vuri kujen se Shqiperia u mbyt me droge dhe u pagezua si Kolumbia e Europes,apo qe eshte vendi i pare ne Europe per emigrimin e femijeve,apo qe u rikthye ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para,apo qe krimi i organizuar dhe dhjetra banda jane sheshit neper Shqiperi sot: vuri kujen ne mes te parlamentit e qan e qan aq fort per lleshajn. Duket nje qarje qe shkon pertej kushtetutes,nje qarje, qe i del nga zemra,nga shpirti dhe nga trupi.. Mbaje veten kryeminister se le nam mos ngaterro punet e shtetit me punet e shpirtit.

Petrit Vasili

 

Ora 10:31
I ulur në fund të sallës, Xhafaj voton 'pro' shkarkimit të tij si ministër i Brendshëm (VIDEO-FOTO)

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u votua me 75 vota 'pro' dhe asnjë 'kundër' shkarkimi i Fatmir Xhafajt nga detyra si ministër i Brendshëm. Gjatë votimit, edhe vetë Xhafaj ka votuar pro shkarkimit të tij.Siç edhe duket nga fotoja e siguruar Fatmir Xhafaj është ulur në fund të sallës, duke e lënë bosh karrigen e tij pranë ministrave të tjerë.

Fatmir Xhafaj i ulur në fund të sallës voton për shkarkimin e tij

Në sallë kanë qënë të pranishëm vetëm deputetët e PS-së, ndërsa opozita ka zgjedhur sërish bojkotin.

Pas shkarkimit të Xhafës, kryeministri me një vendim të Këshillit të Ministrave do të emërojë Sandër Lleshin zv/ ministër për ta komanduar më pas Ministër të Brendshëm.

Ora 10:19
Me paterica në Kuvend, Rrahman Rraja nuk mungon në seancën për shkarkimin e Xhafajt (VIDEO-FOTO)

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u votua shkarkimi i Fatmir Xhafajt nga detyra si ministër i Brendshëm. Pas shkarkimit të Xhafës, kryeministri me një vendim të Këshillit të Ministrave do të emërojë Sandër Lleshin zv/ ministër për ta komanduar më pas Ministër të Brendshëm.

Në seancën për shkarkimin e Xhafaj nuk ka munguar as deputeti i PS-së, Rrahman Rraja.Edhe pse i lënduar dhe me paterica për shkak të një aksidenti të pësuar në Itali, Rraja ka zgjedhur të mos mungojë. Rrahman Rraja është babai i Rexhep Rrajës, i njohur tashmë për dhunimin dhe përndjekjen e Xhisiela Malokut.

Herën e fundit që ishte në Kuvend, Rraja votoi për ligjin për ndalimin e lojërave të fatit pas 31 dhjetorit në vend.
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 06/11/2018 16:24

    Metes i ngeli te haje nje ... m... te madh

    Përgjigju
  • Enea: 06/11/2018 10:58

    Tani me sa me mbahet mend per kete Meten u be protesta e 21 janarit, u vrane dhe u plagosen... Dhe me duket sikur flitet per tjeter njeri kur specifikohet se: "Por unë e kisha sidoqoftë bindjen e plotë se Meta ishte kandidatura më e përshtatshme. Ai ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe ka barazpeshuar qëndrimin"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja