12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila u themelua më 12 qershor 1991. Në këtë ditë të veçantë socialistët i kanë uruar njëri-tjetrit ditëlindjen e 34 të partisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Namik Dokle ka ndarë një foto të veçantë teksa është duke u takuar me deputetin socialist Erion Braçe.

Ai shkruan se ishte kënaqësi që urimet e para t’i merrte nga një telefonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Braçes.

“Çfarë kënaqësie ( dhe rastësi e bukur) që në mëngjesin e 34-vjetorit të themelimit të PS, dy urimet e para t’i merrja nga një telefonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Erion Braçes. Socialistë emblematikë!”, shkruan Dokle.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kito: 13/06/2025 16:46

    Namiku ose shkurt Patatja e Kuksit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 08:45

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?