341 qytetarë janë konfirmuar pozitivë në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete. Rastet e reja me virusin kanë dalë nga 904 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 331 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 317.564 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë 3.791 qytetarë aktivë me COVID-19, prej të cilëve, 24 janë të shtruar në spital.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-10, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër virusit. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Statistika (21 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 341
Të shëruar në 24 orë 331
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 904
Testime totale 1,951,230
Raste pozitive 324,931
Raste të shëruara 317,564
Raste Aktive 3,791
Humbje jete 3,576
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,589
Fier 465
Durrës 347
Vlorë 275
Korçë 235
Shkodër 195
Elbasan 189
Gjirokastër 169
Berat 135
Lezhë 116
Dibër 58
Kukës 18