'Kanë zgjedhur artikujt që iu kanë interesuar', miqtë e Kiara Titos shpërthejnë të revoltuar

'Kanë zgjedhur artikujt që iu kanë interesuar', miqtë e Kiara Titos shpërthejnë të revoltuar

Si avantazh për liderin e shtëpisë, Kiarës iu dha e drejta për informacion nga jashtë. Asaj i’u tregua një klip me informacione për të, nga media të ndryshme. Kiara u ngarkua shumë dhe u mërzit nga ky informacion, ku mes të tjerash thuhej se miqtë e saj janë kundër lidhjes me Luizin.

Nisur nga kjo situatë kanë reaguar të revoltuar miqtë e moderatores. Sipas tyre, Kiarës i është përcjellë informacion i cënguar dhe vetëm negativ. "Jo njerëz jo, kanë zgjedhur artikujt e portaleve që ju kanë interesuar. Unë dhe Xheni Karamani, Liesa Haxhiasllani jemi shokët e vërtetë të Kiarës. Kush dreqin janë këto shokë? Ca individë që ftohen lart e poshtë për ca klikime? Cilët shokë janë këto të Kiarës o njerëz? Pse askush nuk nxjerr artikujt pozitivë? Pse jo intervistat e mia? Apo s'jam shoku i ngushtë? Apo s'jam shoku i ngushtë për klikime?", ka shkruar Niko Komani.

Në tufën e informacioneve ishte përfshirë dhe një lajm për Klea Hutën. Moderatorja ka reaguar menjëherë.

"Kjo përmbledhje e shkurtër dhe cinike që për ty Kiara Tito duhet të ishte avantazh por të erdhi si rrufe në qiell të hapur. Ku janë titujt pozitivë dhe mbështetës dhe suportues që kanë bërë për ty të gjithë? Pashë veten në atë përmbledhje dhe të gjithë e dini që nuk ka lidhje fare me përmbledhjen negative që t'u transmetua. Dhe pastaj të bëjnë moral se duhet të vazhdosh përpara. Por asgjë nuk bënë veçse ushqyen cyber bullying ndaj teje. A sa bukur a", ka shkruar Klea.

1/2
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pero: 08/03/2023 12:05

    Një turp i vertete,një turp më shumë per drejtuesit e padenje të Top Channel me atë analiste Zhaklina që mbron gjoja gratë shqiptare nga dhuna dhe në sy të miliona njerêz dhunojnë në menyrë brutale,live një nga banoret e Big Brother, Kiarën.Per më tepër e quajnë favor Analistë medioker, drejtues të pacipë Rëndësi ka vetëm paraja për ta duke paraqitur një model të shëmtur morali Turp dhe vaqe e zezë Zhaku dhe Arbër

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë! I hap derën me zjarrfikëse

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë! I hap derën me zjarrfikëse