Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 346 raste të reja me koronavirus nga 2,317 testime të kryera. Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.
Më konkretisht bëhet fjalë për dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 79 vjeç nga Korça dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të infektimeve dhe viktimave.
Sakaq, 566 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve, duke e çuar numrin e të shëruarve në 193,533 që nga fillimi i epidemisë. Në të gjithë vendin mësohet se janë 5,982 pacientë aktivë me COVID.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen kundër COVID, njofton se në spitale po marrin trajtim mjekësor 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.
Tirana vijon të kryesojë sa i përket numrit të infektimeve, ndërsa pasohet nga Fieri, Durrësi, Korça dhe Elbasani.
Rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 146 në Tiranë, 27 në Fier, 16 në Durrës, 15 në Korcë, Elbasan, 14 në Lushnje, 11 në Sarandë, 9 në Kamëz, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, 6 në Krujë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Rroskovec, 3 në Shijak, Përmet, Tepelenë, 2 në Kukës, Kurbin, Vorë, Kavajë, Skapar, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Memaliaj, Maliq.
Statistika (08 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 346
Të shëruar në 24 orë 566
Të shtruar në spitale 156
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2,317
Testime totale 1,411,627
Raste pozitive 202,641
Raste të shëruara 193,533
Raste Aktive 5,982
Humbje jete 3,126
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2993
Fier 637
Gjirokastër 528
Shkodër 424
Durrës 348
Berat 269
Elbasan 254
Vlorë 208
Lezhë 149
Korçë 98
Kukës 45
Dibër 37