Rritet numri i rasteve, viktimave dhe shtrimet në spitale! 393 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orë! 6,206 pacientë aktivë me COVID

Rritet numri i rasteve, viktimave dhe shtrimet në spitale! 393 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orë! 6,206 pacientë aktivë me COVID

Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 393 raste të reja me koronavirus nga 2,793 testime të kryera. Fatkeqësisht, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.

Më konkretisht bëhet fjalë për tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha. Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të rasteve dhe viktimave.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët që të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 151 pacientë, 15 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë. Krahasuar me dje, kemi gjithashtu edhe rritje të shtrimeve në spitale.

Sakaq, 539 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa në të gjithë vendin raportohet se janë 6,206 raste aktive me COVID.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja janë regjistruar në këto bashki; 158 në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat,  10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh. 

Tirana kryeson me numrin e infektimeve, ndërsa pasohet nga Fieri, Vlora, Shkodra e Durrësi.

Statistika (07 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore          393
Të shëruar në 24 orë       539
Të shtruar në spitale       151
Humbje jete në 24 orë     7
Testime ditore                 2,793 

Testime totale              1,409,310
Raste pozitive                202,295
Raste të shëruara          192,967
Raste Aktive                      6,206
Humbje jete                      3,122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           3146
Fier                 645
Gjirokastër     537
Shkodër          435
Durrës             330
Berat               315
Elbasan           252
Vlorë                207
Lezhë               159
Korçë               89
Dibër                46
Kukës               45

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm