35 civilë të vrarë nga sulmi i ISIS, ushtria neutralizon 80 terroristë në Burkina Faso

35 civilë të vrarë nga sulmi i ISIS, ushtria neutralizon 80 terroristë në Burkina Faso

Të paktën 35 civilë, kryesisht gra dhe 7 ushtarë humbën jetën gjatë një sulmi terrorist në një kamp ushtarak në rajonin Sahel në Burkina Faso.

Sipas një deklarate të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, përgjigja e forcave të armatosura, me mbështetje ajrore, bëri të mundur "neutralizimin e 80 terroristëve".

Sulmi u zhvillua në provincën e Soum, një zonë në kufi me Mali.

Nuk është hera e parë që Burkina Faso përballet me akte të tilla pasi edhe në të kaluarën ka vuajtur shumë nga ekstremizmi islamik që është parë edhe në vendin fqinj Mali.

Kujtojmë që në Mali ushtria franceze u detyrua të ndërhyjë për t’i larguar nga pushteti grupet terroriste në disa qytete.

Sulmet e shpeshta nga terroristët në këtë vende, i ka detyruar banorët e saj që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të drejtohen drejt vendeve evropiane, të cilat duken më të sigurta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja