Në këtë fillim qershori 48 skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin 2026 janë duke zhvilluar miqësoret gjenerale përpara turneut global. Mbrëmjen e të enjtes rezultatet ishin surprizuese, teksa Franca u përmbys 1-2 nga Bregu i Fildishtë. Edhe Spanja u ndal 1-1 nga Iraku, ndërkohë që Irani fitoi 2-0 kundër Malit.

Në 'Stade de la Beaujoire' të Nantes, Franca u përmbys 1-2 nga Bregu i Fildishtë. "Gjelat" e Didier Deschamps e mbyllën pjesën e parë në epërsinë minimale falë golit të Rayan Cherki në minutën e 45-të. Në fraksionin e dytë miqtë nga Afrika shënuan dy golat e përmbysjes me Guela Doue dhe Amad Diallo. Guela Doue ishte më i miri në fushë me gol dhe asist, ndërsa i vëllai i tij te Franca, ylli i PSG-së Desire Doue, qëndroi në stol. Në Kupën e Botës, Franca është pjesë e Grupit I dhe do të përballet me Senegalin, Irakun dhe Norvegjinë. Nga ana tjetër, Bregu i Fildishtë është pjesë e Grupit E me Gjermaninë, Kuraçaon dhe Ekuadorin.

Në stadiumin 'Municipal de Riazor' të La Corunas, Spanja u ndal 1-1 nga Iraku në miqësoren përpara Botërorit. Djemtë e De la Fuentes shënuan me Ferran Torres në minutën e 16-të, ndërsa 11 minuta më vonë Doski Marchas barazoi rezultatin. Spanja është pjesë e Grupit H, së bashku me Kepin e Gjelbër, Arabinë Saudite dhe Uruguain. Ndërkohë, Iraku është pjesë e Grupit I, së bashku me Francën, Senegalin dhe Norvegjinë.

Në kampin stërvitor të Antalias, Irani fitoi 2-0 kundër Malit me golat e Ezatolahi dhe Rezaeian.

Miqësoret:

Spanjë 1-1 Irak

Francë 1-2 Bregu i Fildishtë

Irani 2-0 Mali

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:56
VIDEO/ Franca humbet përpara Kupës së Botës, Bregu i Fildishtë e përmbys 1-2 në Nantes

1780646225_breguifildishte.JPG