35% e shqiptarëve me universitet
kanë një punë të nivelit më të ulët
Mbarimi i një fakulteti në fushën e ekonomisë, juridikut apo një dege tjetër të preferuar dhe mosgjetja e një pune në profesion po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të madh për rininë shqiptare, që po gjen si të vetmen alternativë punësimin në call center.
Mbarimi i një fakulteti në fushën e ekonomisë, juridikut apo një dege tjetër të preferuar dhe mosgjetja e një pune në profesion po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të madh për rininë shqiptare, që po gjen si të vetmen alternativë punësimin në call center. Kjo dukuri është kontatuar dhe nga INSTAT, sipas të cilit në vitin 2014, norma e mospërputhjes së kualifikimeve të popullsisë me universitet ishte 34.8%.
Sipas raportit të fundit të INSTAT, në shumë raste, punonjësit nuk përputhen me punën që bëjnë. Disa janë të mbi-kualifikuar – ata janë në gjendje të kryejnë detyra më komplekse dhe kualifikimet e tyre nuk përdoren mjaftueshëm- ndërsa të tjerët, janë jo mjaft të kualifikuar për punën e tyre aktuale – u mungon kualifikimi që nevojitet.
Kjo situatë gjeneron më shumë rotacion të punëmarrësve dhe kjo mund të ndikojë në rendimentin e kompanisë.
Në bazë të raportit, është llogaritur një “masë normative” e mospërputhjes së kualifikimeve dhe i cakton kualifikimet e kërkuara arsimore grupeve specifike të profesioneve.
Mospërputhje ndodh kur një person ka kualifikim më të lartë ose më të ulët sesa niveli që kërkohet në punën e personit. Të rinjtë e punësuar me arsim dytësor punojnë në një punë që përshtatet me nivelin e tyre arsimor: vetëm 4.5 përqind punojnë në punë që kërkon më pak ose më shumë se arsimin e mesëm. Nga ana tjetër, norma e mospërputhjes për punëtorët e rinj në arsim e lartë ka qenë shumë e lartë – 33.5 përqind në vitin 2011 (bazuar në censusin e fundit) dhe është rritur në 34.8% në 2014-n.
Meqë ky është grupi me arsimin më të lartë, mospërputhja nënkupton që personat janë të mbi-kualifikuar për punën e tyre. Këto norma të larta mospërputhjeje janë tregues ose i tregjeve të punës me papunësi të lartë ose përputhje e keqe ndërmjet atyre që dalin nga sistemi arsimor dhe kërkesës së tregut të punës ose kombinim i të dyjave. Të dhënat e Anketës së Forcave të Punës ( AFP) 2014 tregojnë rritje në nivelin e mospërputhjes së kualifikimeve, e cila është tendencë në përputhje me vende të tjera në Europë gjatë krizës ekonomike (bazuar në raportin e ILO 2014). /Monitor.al/
Sondazhi i ditës:
Sipas jush për kë do të votonte diaspora?
-
Mazhorancën
72.9%
-
Opozitën
19.1%
-
Nuk e di
8.1%
Vota total: 1921
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tifozët e Juventusit dhe Atalantës përleshen para finales së Kupës së Italisë
15 Maj, 20:13
-
Tiranë/ 10 vjeçarja u pickua nga gjarpri duke luajtur, shkolla private e rrethuar me squfur! Si paraqitet gjendja e të miturës në spital
15 Maj, 20:05
-
U plagos sot në atentat, Kush është Robert Fico, Profili i kryeministrit sllovak, mik i Putinit, populist ksenofob dhe No Vax
15 Maj, 20:02
-
Si e konsiderojnë qytetarët takimin e Ramës në Athinë? Sonte në 'Repolitix' në Report Tv sondazhi për muajin maj
15 Maj, 19:54
-
Angli/ Klubet e Premier League do votojnë për heqjen e VAR nga sezoni i ardhshëm
15 Maj, 19:40
-
Plagosja e kryeministrit sllovak, reagon Rama: I tronditur, i uroj shërim të shpejtë
15 Maj, 19:39
-
Pas tre orësh debate, komisioni i TIMS miraton kërkesën: Balla do dëshmojë me dyer të mbyllura
15 Maj, 19:30
-
BE kërkon ndryshime ligjore drejt njohjes së martesave homoseksuale brenda 2028! Rishikim Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes
15 Maj, 19:15
-
120 minuta dhe dhjetë penallti, Flamurtari kalon Apoloninë me një lojtar më pak! Gjen Laçin në finalen e Superligës
15 Maj, 18:57
-
Burri mbajti peng fëmijët e qëlloi RENEA-n, gruaja: Kërkojmë urdhërmbrojtje! Kam frikë kur të dalë nga burgu! Kishte filluar të pinte
15 Maj, 18:56
-
Debatet për dëshminë e Ballës te TIMS-i, Gogu: Po shkel ligjin, ke bërë cirk dhe akrobacira! Salianji: Doni të mbuloni paligjshmëritë
15 Maj, 18:52
-
Takimi në Bruksel për dinarin, Bislimi: I dështuar! Nuk pres bisedime të tjera për këtë temë
15 Maj, 18:38