“35 milionë euro ose e vramë”, arrestohet shqiptari që shantazhoi Berlusconin (EMRI)

“35 milionë euro ose e vramë”, arrestohet shqiptari që shantazhoi Berlusconin (EMRI)

Ish-kryeminisri i Italisë, Silvio Berlusconi

Një shqiptar është vënë në pranga, pasi rezulton të jetë pjesë e bandës së 15 dhe 16 tetorit të 6 viteve më parë, ku mbajti peng kontabilistin e besuar të ish-kryeministri të Italisë, Silvio Berlusconi. Në pranga është vënë shqiptari Ilirjan Tanko, i cili u ndalua teksa lëvizte me makinë, raportuan këtë të mërkurë mediet italiane.

Ndërsa, 6 vite më parë, asokohe 33 vjeç, banda mbajti peng Spinelin dhe gruan e këtij të fundit në shtëpinë e çiftit për rreth 10 orë. Banda drejtohej nga një italian dhe pjesë të saj ishin edhe dy italianë të tjerë dhe tre shqiptarë, mes tyre Ilirjani, i cili është dënuar në mungesë me 4 vite e 4 muaj burgim për pengmarrjen dhe tentativën e mashtrimit të Berluskonit.

Gjatë pengmarrjes kontabilistit dhe bashkëshortes së tij, banda i kërkoi 35 milionë euro Berluksonit, ose për ndryshe njeriu i besuar do t’i vritej dhe do të publikoheshin disa materiale”, raporton, liberoquotidiano.it.

Anëtarët e bandës:

1.    Vëllezërit Ilirjan e Laurenc Tanko
2.    Marjus Anuta
3.    Francesco Leone
4.    Alessio Maier
5.    Pierluigi Tranquilli

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë