Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje është arrestuar në Mirditë. I riu nga Ndërfushazi i Rrëshenit ndodhej në kërkim prej 27 tetorit pasi bashkë me të vëllanë, plagosën me mjete të forta një 38-vjeçar.
Për këtë vepër, Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë së arrestit me burg. Vijon puna për kapjen e vëllait të tij, 31 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/Finalizohet operacioni i koduar “Brothers”, kapet 1 shtetas në kërkim.
Akuzohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, plagosi rëndë me mjete të forta, një 38-vjeçar, kapet dhe ndalohet 23-vjeçari.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Seksionin e Mbështetjes Operacionale dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, finalizoi operacionin e koduar “Brothers”.
Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u ndalua shtetasi A. Gj., 23 vjeç, banues në Ndërfushaz, Rrëshen.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim
23-vjeçari akuzohet se më datë 27.10.2026, në Rrëshen, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin J. Gj., 31 vjeç, ka goditur me mjete të forta, shtetasin E. Gj., 38 vjeç.
Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.











Komente
Komento