35 humbje jete dhe 387 raste të reja janë regjistruar ditën e sotme me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj, në 24 orët e fundit janë shënuar 35 humbje jetësh.

Po ashtu, autoritetet shëndetësore kanë raportuar se nga 1176 testime, janë regjistruar 387 raste të reja me COVID-19.

Qytetet më të prekura mbeten Shkupi me 174 raste dhe Gostivari me 56 infeksione ditore.