3500 euro për viza Daneze e
Suedeze, dënohen 3 persona
Nëse dikush kërkonte të pajisej me viza Daneze apo Suedeze duhet të paguante 3500 euro dhe gjithçka ishte realizuar. Në këtë veprimtari kriminale janë të implikiuar disa persona, mes tyre dhe punonjës të dy ambasadave në Tiranë si dhe indivitë shqiptarë, që qëndrojnë si sekserë pranë këtyre institucioneve.
Nëse dikush kërkonte të pajisej me viza Daneze apo Suedeze duhet të paguante 3500 euro dhe gjithçka ishte realizuar. Në këtë veprimtari kriminale janë të implikiuar disa persona, mes tyre dhe punonjës të dy ambasadave në Tiranë si dhe indivitë shqiptarë, që qëndrojnë si sekserë pranë këtyre institucioneve.
Në fakt abuzimet janë kapur nga vetë ambasada e Mbretërisë Daneze dhe Autoritetet kompetente Suedeze, të cilat kanë vënë ne dispozicion të prokurorisë së Rrethit Tiranë aktet përbërëse të aplikimit për vizë nga disa shtetas shqiptarë, ndër të cilat dhe aktet e falsifikuara të përdorura prej tyre.
Formularët e aplikimit janë plotësuar dhe nënshkruar, me shkrim dore nga vetë aplikuesit, duke konfirmuar dokumentacionin e dorëzuar. Ndër dokumentat që kanë përdorur aplikuesit janë dhe disa vërtetime fallso, të cilat provonin se ata ishin të punësuar në disa subjekte tregtare, subjekte këto që pas verifikimeve të kryera kanë rezultuar se nuk ekzistojnë fare të rregjistruara në QKR.
Pas hetimeve të kryera prokuroria e Tiranës ka akuzuar për “Falsifikim dokumentash” personat Mikel Drita, Sokol Menga, Renaldo Mamullari, Eglantin Jolla, Elton Ismajlaj, Altin Gjyriqi, Pranvera Mehmeti, Eduart Mejdani, Arber Gjocaj, Sami Baliaj, Fabion Guri e Alfred Demaj.
Tre nga këta persona Sokol Menga, Sami Baliaj, Alfred Demaj janë dënuar pak ditë më parë me nga 1.6 vite burg secili. Ndërkohë që gjykimi për personat e tjerë vijon. Gjatë hetimeve të kësaj dosje është pyetur Geg Mënga,babai i të dënuarit Sokol Mënga ku ka deklaruar se djali i tij, nuk ka punuar asnjëherë si marangoz në mobileri “DEISI” dhe asnjëherë në Rrëshen. Për pajisjen me vizë shtetasi Sokol është ndihmuar nga një person i paidentifikuar, të cilit në përfundim të procedurës, i kanë paguar shumën 3500 euro.
Edhe Sami Baliaj ka dhënë deklarime të ngjashme me shtetasin Mikel. Ai ka pranuar që nënshkruar personalisht formularin e aplikimit dhe ka dorëzuar dokumentacionin shoqërues. Lidhur me këtë procedurë është ndihmuar nga një person i panjohur prej tij, për të cilin deklaron se ka përgatitur dokumentacionin dhe e ka orientuar në lidhje me arsyet përse kërkonte vizë për në Suedi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier e Shkodër! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25