Ftesa e Sali Berishës për bashkimin e forcave opozitare është një “pacipëri e madhe” për avokatin Idajet Beqiri. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Beqiri tha se kreu i PD-së, pasi sulmoi partitë e vogla opozitare, tani kërkon bashkimin me to, por sipas tij, edhe nëse arrin të bëjë për vete Adriatik Lapajn, Arlind Qorin dhe Agron Shehajn, nuk do të marrë më shumë se 35% të votave. Ai tha se Berisha po bën këto thirrje për të shmangur turpërimin në zgjedhjet e 9 majit, ndërsa shtoi se askush nuk e dëgjon më.

“Aq shumë vrer volli kundër partive të vogla, sa dukej që këta vetëm plumbi do t’i ndajë. Tani pas pak ditësh bën thirrje për bashkim. I gënjen mendja! Edhe t’i marrë të gjithë të vegjlit, edhe sikur të vejë Qori, Lapaj, Shehaj, nuk arrin dot të kapin më shumë se 35% të votave. Kjo nuk është zgjidhja. Ai më kot do që të mos turpërohet përfundimisht në zgjedhjet e 9 majit, sa do dalë aq keq sa s’ka ku të vejë më. Ai turp do ta mbulojë përgjithmonë. Edhe vetë është i ndërgjegjshëm që i bën këto thirrje, por nuk e dëgjon njeri. Ai bën thirrje për protestë dhe i shkojnë 200 vetë, nuk i shkon as Këshilli Kombëtar i PD-së, e as pjesëtarët e familjes. Opozita e Saliut është e destinuar të vdesë e nuk ngjallet sa të jetë jeta. Në 9 maj s’do arrijë gjë”, tha Beqiri.


Lajmi kryesor:

Përplasja e Veliajt me Ramën, avokati Idajet Beqiri në Report Tv: Arrestimi i padrejtë, por po bën luftë me ‘mullinjtë e erës’ (VIDEO)