Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë 361 raste të reja me koronavirus nga 2,478 testime të kryera. Fatkeqësisht 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Durrësi 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 68-77 vjeç, një qytetar nga Elbasani 71 vjeç, një qytetar nga Kuçova 76 vjeç dhe një qyetetar nga Korça 79 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,090 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 259,065 prej fillimit të pandemisë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 6,806 raste aktive me COVID.
Sa i përket infektimeve në 24 orët e fundit, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 144 në Tiranë, 25 në Sarandë, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 14 në Fier, 13 në Elbasan, 9 në Shkodër, Lushnje, 7 në Durrës, Delvinë, Korçë, 6 në Kamëz, Gjirokastër, 5 në Rroskovec, Mallakastër, Këlcyrë, Tepelenë, 4 në Krujë, Patos, Himarë, Memaliaj, 3 në Lezhë, Mirditë, Kavajë, Skrapar, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Tropojë, Kurbin, Vorë, Libohovë, Devoll, Peqin, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Selenivë, Konispol, Dropull, Pogradec, Poliçan, Cërrik, Gramsh, Librazhd.
Statistika (16 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 361
Të shëruar në 24 orë 1,090
Të shtruar në spitale 92
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2,478
Testime totale 1,719,796
Raste pozitive 269,301
Raste të shëruara 259,065
Raste Aktive 6,806
Humbje jete 3,430
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2,301
Fier 982
Gjirokastër 439
Vlorë 601
Elbasan 560
Berat 491
Shkodër 423
Lezhë 348
Durrës 243
Korçë 196
Kukës 179
Dibër 43