“Norman Atlantic” udhëtonte nga Igumenica drejt Ankonës në Itali, ndërsa një udhëtim i cili duhet të ishte normal si zakonisht ky traget kryente u kthye në më të paimagjinueshmen.
Pa kaluar pak minuta nga zjarri në hambarin e tragetit, ekuipazhi i anijes dhe kapiteni i saj dhanë alarmin sos, ku qedra e kontrollit të emergjencave detare në pire të Greqisë pas këtij alarmi do të niste grupet e ndihmës e më pas gjithçka do të mbante në det të hapur shpresën për të shpëtuar gjallë.
Marina shqiptare në orën 06:50 të mëngjesit të 28 dhjetorit do të njoftohej nga pala greke e do të niste drejt vendngjarjes anijen Butrinti, fillimisht kjo anije do të angazhohej në evakuimin e personave e më pas në shuarjen e zjarrit.
Për të informuar publikun si dhe për të pasqyruar situatën reale se çfarë ndodhte në tragetin në bordin e të cilit mes 478 pasagjerëve, 268 me kombësi greke, 100 italiane, 25 shtetas me pasaportë shqiptare dhe 54 persona të ekuipazhit A1Report prej orës 7:05 min të datës 28 dhjetor nisi transmetimin maratonë duke ndjekur hap pas hapi operacionin e kërkim shpëtimit në të cilin u përfshinë Greqia, Italia dhe Shqipëria.
Sinjalizimi i parë në A1Report mbërriti nga një qytetar shqiptar me banim në Greqi i cili kërkoi ndihmë për të afërmit e tij që udhëtonin në këtë traget.
Teksa ora do të shënonte 13:00 e mesditës së dt.28 dhjetor kapiteni anijes do të deklaronte për qendrën e kontrollit në pire se anija kish dalë jashtë kontrollit dhe flakët avanconin me shpejtësi duke rrezikuar të gjitha katet e saj.
Ora 16:50 do të shënonte evakuimin e parë të 149 personave mes të cilëve dhe 3 fëmijë të cilët u dërguan në spital për mjekim pas hipotermisë së pësuar.
Gjatë operacioni për evakuimin dhe shpëtimin e personave më 16:52 min anija e marinës shqiptare butrinti do të gjente dhe viktimën e parë të kësaj tragjedie, ku rezultoi të ishte shtetasi grek Georghios Doulis 67 ndërsa bashkëshortja e tij mundi të shpëtojë.
Në 17:30 nëpërmjet një komunikimi zyrtar me mediat Gjeneral Qemal Shkurti do të konfirmonte se anija shqiptare Butrinti kish gjetur viktimën e parë.
Sërish pas 30 teksa ora shënonte Trageti do të ishte ende në flake dhe kursi i lundrimit mbetej jashtë kontrollit.
Orët e pasdites në total në operacionin e evakuim shpëtimit do të përfshinin pranë tragetit “Norman Atlantic” 8 anije, 10 helikopterë, 1 motoved shqiptare,1 motovedë italiane dhe 1 helikopter të forcave greke.
Në orën 19:40, A1report do të publikonte emrat e 6 shqiptarëve të evakuuar e shpëtuar nga tragjedia ku rezultuan të ishin shtetasit Refik Aliko, Sheraf Aliko, Donika Aliko, Jonel Lamcaj, Festim Cuci, Hasie Cuci.
E teksa errësira e mbrëmjes vështirësonte fushëpamjen e forcave në terren të angazhuar në evakuim shpëtim, A1Report gjatë çdo moment mbante të informuar publikun me dëshmi, pamje, foto dhe të dhëna zyrtare mbi çka ndodhte.
Forcat shqiptare të përfshirë në operacion u koordinuan nga ministri i mbrojtjes Mimi Kodheli, ndërsa ndërmjet homologëve nuk mungoi dhe vendosmëria e përkushtimi për të vënë në dispozicion çdo kapacitet që Shqipëria dispononte midis ministrit të brendshëm Tahiri e homolog të tij Italian Alfano si dhe kryeministrit Rama në një bisedë telefonike me dy homologët e tij atë grek, Samaras dhe kryeministrin italian Renzi.
Ora 01:30 e mesnatës së dt.29 dhjetor do të shënonte vendimin për të tërhequr me rimorkiator “Norman Atlantic” drejt portit të Brindisit, por gjithçka dështoi pasi për të 3 herë kavot e tërheqjes u shkëputën.
E teksa ora shënonte 07:49 e mëngjesit të dt.29 dhjetor dhe tashmë kishin kaluar më shumë se 12 orë nga zjarri dhe pasojat tragjike të aksidentit, në total do të ishin 290 persona të shpëtuar.
Më 08:50 min të mëngjesit të kësaj të hënë do të mbërrin në portin e Brindisit 49 personat e parë të evakuauar të cilët nga bordi i Atlantic, ishin kaluar në anijen, fryma e trageteve të Pireut.
40 min më pas kur ora shënonte 9:29 min, numri i personave të shpëtuar do të shkonte në 329 mes tyre shumë të evakuuar e shpëtuar nga ajri.
Në ora 10 në mediat italiane do të vinte dëshmia e parë se numri i viktimave do të ishte më i lartë, e këtë dëshmi tronditëse e dha një shtetas turk i mbijetuar ku u shpreh se ka para 4 viktima të djegura në hambarin e anijes.
Më 10:45 prokuroria e barit do të bënte publik vendimin për nisjen e hetimeve për zjarrin e rënë në traget, pasi dyshimet qëndrojnë dhe për një incident të qëllimshëm u shpreh një prej hetuesve të mbërritur në vendngjarje ku po punohet me marrje dëshmie nga stafi i evakuuar.
Në orën 11:00 ministria jonë e jashtme do të bënte publik të dhënat e reja ku 11 shtetas shqiptarë rezultuan të evakuaar mes tyre disa u shtruan në spital për mjekim të nevojshëm.
Mesdita e dt.29 dhjetor do të përcillej nga një deklaratë për mediat e ministres Kodheli ku në sinkron me homologun italian do të konfirmonin 5 viktimat e para të tragjedisë.
Ndërsa rreth orës 17:30 mediat italiane duke ju referuar shifrave zyrtare bëjnë të ditur se numri i viktimave është 8, të shpëtuarit deri në këto momente janë 427 ndërkohë që vijon akoma operacioni i kërkim-shpëtimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)