Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Fier. Kandidatja Enkelejda Veliu ka fituar me 196 vota, e pasuar me një rezultat të ngushtë nga Ardian Ferro, me 192 vota. Fatjon Semanjaku mori 137 vota, Festim Metaj 154 dhe Gentian Koçi 151 vota.
Në votim morën pjesë gjithsej 834 anëtarë, ndërsa Veliaj fitoi me një avantazh të ngushtë. Të pavlefshme rezultuan 8 vota dhe një tjetër e dëmtuar.
Në mesazhin e saj për demokratët, Veliaj ka shprehur fillimisht falënderimet, por edhe angazhimin për të qëndruar pranë çdo demokrati.
Kjo është hera e parë që në krye të PD-së Fier zgjidhet një grua.
Lajmi kryesor:
Avantazh i ngushtë, Enkelejda Veliu triumfon me 196 vota në zgjedhjet e PD në Fier! Në Korçë fiton Harito Zoto (VIDEO)










