Mijëra çifte morën pjesë në një ceremoni masive në qendër të Koresë së Jugut, në kishën ku u kurorëzuan zyrtarisht rreth 3,800 çifte të veshur në mënyrë identike me fustanin dhe kostumin martesor morën pjesë në ceremoninë e Gapyeong, në lindje të kryeqytetit Seul.

Shumica e tyre ishin të martuar më parë, çifte të reja, apo njerëz që sapo ishin njohur me njëri-tjetrin. Martesat masive zhvillohen zakonisht në stadiume sportive gjigande dhe prej kohësh janë një aktivitet i preferuar i inicuar nga kjo kishë.

Fillimisht kjo traditë u praktikua me një numër të ulët por më pas shifrat arritën të bëheshin gjithnjë e më masive dhe pjesë e tyre u bënë dhe çifte të vjetër të cilët dëshirojnë të ribëjnë premtimet e tyre të dashurisë së përjetshme.