'14 shtatori', Izet Haxhia: Tradhtia
e Berishës gjatë marrjes së RTSH

'14 shtatori', Izet Haxhia: Tradhtia<br />e Berishës gjatë marrjes së RTSH
Izet Haxhia, akuzon ish-eprorin e tij, Sali Berisha se tradhtoi demokratët gjatë pushtimit të godinës së RTSH-së, në 14 shtator, 1998.
 
Gjatë ceremonisë mortore për Azem Hajdarin, një turmë e armatosur sulmoi ndërtesën e Kryeministrisë dhe atë të Radio Televizionit të Shqipërisë. Atë ditë u tentua një grusht shteti, por reagimi i fortë i partnerëve ndërkombëtar bëri që ai të dështojë. Haxhia sjell në vëmendje momentin kur pritej fjalimi i Berishës, pas marrjes së televizonit, por sipas tij ai hezitoi të mbërrijë në ambientet e RTSH.
 
Haxhia kujton se Berisha çoi mbështetësit e PD "mish për top" dhe nga ana tjetër, arriti marrëveshje me qeverinë socialiste të asaj kohe, duke u tërhequr nga plani për marrjen e pushtetit me dhunë.
 
Ndërkohë, Izet Haxhia akuzon edhe Fahri Balliu, njeri i afërt me ish-kryeministrin, se helmosi me pilaf njerëzit, mbështetësit e PD që ndodheshin në godinën e RTSH, gjatë grushtit të shtetit, të cilët gradualisht filluan të largohen.
 
"Por arsyeja e kësaj ikje siç mesova me vone ishte nje diare e tmerrshme që kishte kapur ata që hengren pilafin që solli fahriu. Tani nuk e di kjo diare erdhi ngaqe Fahriu si batakçi që eshte kishte marre pula të skaduara e pilaf të ndenjur? apo erdhi ngaqe në kazanet e pilafit ishte hedhur nje lende që shkatonte diare. Më të drejtë do pyesni se pse duhet tu shkaktohej diare militanteve të PD që kishin pushtuar Rtsh? Kujt i interesonte kjo gje?", shkruan Haxhia.
  
Postimi i plotë i Izet Haxhisë:
"Sot do të trajtoj nje episod që ka ndodhur më 14 shtatore, dhe eshte permendur më pare në menyre groteske, e kam fjalen per kazanet me pilaf që u sollen në ndertesen e RTSH atë pasdite të 14 shtatorit. Nga kush u sollën këto kazanë me pilaf e mish pule? Ka qene Fahri Balliu dora vete që solli kazanet. Pasi solli keta kazane, dhe motres se hajdarit i la garuzhden në dore per të ndare pilafin,( a thua nuk kishte kush ta shperndante pilafin e sjelle nga Fahriu), por këtë ai e bëri të diskreditonte motrën e Azemit, Fahri balliu (pilafi) na u zhduk e nuk gjindej kërrkund, as tek RTSH, as tek selia e PD. Pse a thua?(në fund kur ta lexoni statusin do ta kuptoni pse u fsheh Fahriu) Gjithashtu kur filluan hetimet për grushtin e shtetit, Fahriu, nuk u mor i pandehur edhe pse në dosjen e prokurorise doli që fahriu kishte sjelle kazanet me pilaf e mish pule tek Rtsh me 14 shtator. Pse nuk u mor i pandehur?, kur dihet se që nga Antoneta malaj e gazetare te tjere qe erdhen ne RTSH. Atë ditë. U morën të pandehur ?sepse e mbrojten miqte e tij, Ilir meta e Fatos klosi. Pasi u lidha në tel me seline e PD që të kontaktoja me doktorr mortjen, se kur do vinte të mbante fjalën në Tv, sepse shumicës së militantëve që pushtuan Rtsh u ishte thene që: merrni në dore Rtsh sepse do flase doktori, në vend të doktorrit me doli Linda ihsani që tha të prisnim. Po nga ana tjeter pashe se militantet e PD që kisha afer në Rtsh filluan të paksohen nga momenti ne moment. Nuk po kuptoja arsyen dhe u bera gati per luftime se thashe mos po ikin nga ndonje sulm që po vinte nga forcat qeveritare ashtu të zgerlaqura siç ishin, por që kishin filluar ta mblidhnin veten pasi ''trimi ''perikli teta ishte lare e pastruar. Por arsyeja e kesaj ikje siç mesova me vone ishte nje diare e tmerrshme që kishte kapur ata që hengren pilafin që solli fahriu. Tani nuk e di kjo diare erdhi ngaqe Fahriu si batakçi që eshte kishte marre pula të skaduara e pilaf të ndenjur? apo erdhi ngaqe në kazanet e pilafit ishte hedhur nje lende që shkatonte diare. ?Më te drejte do pyesni se pse duhet tu shkaktohej diare militanteve të PD që kishin pushtuar Rtsh? Kujt i interesonte kjo gje? Pasi doktorr mortja mori telefonaten nga miqte e tij në amerike që të terhiqej nga grushti i shtetit, nenshkroi tradhetine e radhes edhe ndaj ne militanteve të PD që me porosi të tij kishim pushtuar Rtsh. Tani doktorr mortja ishte në hall se si do të na largonte neve nga Rtsh. Që ju tradhtova nuk e thoshte dot, që bera marveshje me qeveritaret e ngelur, në kurrizin tuaj, që ju çova vete të pushtonit RTSH, prapë nuk e thoshte se nuk do ti bindej njeri. Dhe ka akoma edhe sot shume militante të PD që nuk jane të bindur se doktorr mortja genjen pa pike turpi. Une per fat me disa miltante të tjere që kisha afer, nuk e hengrem pilafin e sjelle nga fahriu dhe shpetuam nga diareja. Por une tradhetine dhe shitjen që na beri berisha e mesova nga ambasadori i Osbe në Tirane Dan Everts, pasi ai kerkoj me kembengulje të fliste me mua në tel ,në telefonaten e pare duke kercenuar me nderhyrjen e policise por pasi nuk e hengra até kercenim dhe ja mbylla në surrat tel, në telefonatat e pastajme më tha që berisha me pollon kane rene në marveshje me qeverine per tu terhequr. Po hajde t'ua mbushje mendjen militanteve të PD per kete tradheti të doktorrit. Por até pasdite te 14 shtatorit ketyre militanteve të PD ua mbushi mendjen pilafi i Fahriut pergatitur sipas reçetes se Doktorr mortjes", shkruan Haxhia.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?