Pas publikimit të videokonferencës së kryeministrit Rama për “21 janarin”, kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë komentuar, disa prej të cilëve kanë marrë edhe përgjigje nga vetë kreu i qeverisë.

Ka pasur nga ato komentues që kanë shprehur bindjen se drejtësia do të vihet në vend për katër viktimat që humbën jetën 6 vitë më parë, e ndërsa komentues të tjerë janë shprehur të indinjuar se nuk kanë parë asnjë fajtor të shpallur për këtë tragjedi.
 
Një prej komentuesve e ka akuzuar kryeministrin Rama se ka shumë fjalë, dhe jo vepra. Rama i është kundërpërgjigjur me një thënie nga Bibla.
 
Komentuesi: Aty ku ka vepra te kryera nuk ka vend per fjal, aty ku ka fjal sigurisht qe veprat kane ngele ne syrtar.
 
Rama: Se paskemi edhe një emër ne të dy, po nuk e di a e ke lexuar edhe ti siç e kam lexuar unë Biblën që fillon me fjalinë: E para ishte Fjala. Pastaj vazhdon: Fjala ishte Zoti, Zoti ishte Fjala…
 
Komentuesi: Jo nuk e kam lexuar. Sepse jam mysliman.
 
Rama: Gabim! Unë s’jam musliman po kam lexuar edhe Kuranin, ndërsa ti me siguri as Kuranin nuk e ke lexuar sepse po ta kishe lexuar do e kuptoje kollaj edhe Biblën.
 
Komentuesi: Të ironizosh e ke më të thjesht se sa të përgjigjesh me një përgjigje që të ka hije si KRYEMINSTER.
 
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe një tjetër komentues që ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Rama. Ai i është përgjigjur se është bërë një punë, që nuk është parë në 25- vite.
 
Komentuesi: Bëni shumë fjalë por vepra shumë pak. Jo vetëm ju por të gjithë që vini.
 
Rama: Varet se si i numëron ti veprat sepse sa për mua, patjetër duhet edhe shumë më tepër, po kemi bërë reforma e punë që s’janë bërë në 25 vjet, vetëm se duhen sy për të parë, veshë për të dëgjuar dhe vëmendje për të kuptuar!

RAMA

RAMA
(Kryeministri Rama iu kthen përgjigje komentuesve në Facebook)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)