'21 Janari', Rama: Do rihapet
çështja. Drejtësia është pranë

TIRANE-Sot mbushen 6 vjet nga 21 Janari, protesta e vitit 2011 ku u vranë nga Garda 4 protestues, ndërsa shumë të tjerë mbeten të plagosur.

Pasi të gjithë të akuzuarit për '21 Janarin' dolën nga burgu e disa të tjerë nuk u futën kurrë aty, kryeministri Edi Rama premtoi sot ndihmën e qeverisë shqiptare për rihapjen e procesit gjyqësor.

Familjarve të Ziver Veizit , Aleks Nikës, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës të cilët kanë ankimuar çështjen në Strazburg , ai i premtoi se qeveria do të njohë ‘de jure’ përgjegjësinë për atë që ai e quajti masakër shtetërore, duke ndikuar në vendimin e Strazburgut për të rihapur dhe një herë procesin gjyqësor. Madje pas hekurave mund të përfundojnë dhe ato që liruan fajtorët.

Ashtu si çdo vit edhe në përvjetorin e 6-të u zhvillua një ceremoni përkujtimi për 4 protestuesit që u vranë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në 21 Janar të 2011.

Kreu i qeverisë theksoi se 4 viktimat e 21 janarit ishin shtysa kryesore për reformën në drejtësi. Në takimin që ka pasur rreth orës 13:00 me familjarët e 4 të vrarëve në Pallatin e Brigadave, kryeministri siguroi familjarët se me Reformën në Drejtësi vendosja para ligjit e përgjegjësve të masakrës së 21 Janarit është më afër se çdo vit i kaluar.

Drejtësia për 21 Janarin është më afër me Reformën në Drejtësi. Vrasjet e 21 janarit dhe viktimat e pafajshme të plumbave të shtetit u bë arsyeja më kokëfortë mes shumë arsyeve për të ndërmarrë reformën më transformuese në këto 25 vjet. 21 janari mbetet motiv i motiveve që jo vetëm ta celim kantierin e kësaj reforme që pështjelloi në mënyrë të veçantë politikën shqiptare, por dhe ta çojmë përpara nga Kushtetuta si letër dhe ligjet e shkruara në ligjshmërinë e jetës së përditshme të qytetarëve”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se kemi  të bëjmë me një krim shtetëror për të cilën qeveria do të mbajë përgjegjësinë dhe në Gjykatën e Strasburgut pduke shpresuar për rihapjen e një hetimi.
"E kemi njohur de fakto dhe jemi të vendosur ta njohim de jure edhe në nivelin e gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg për ti dhënë mundësi hapjes së hetimeve. Dhe rihapja nuk mund të përfundojë si herën e parë. Fondi për dëmshpërblimin është detyrim që nuk lehtëson barrën tonë".

Mandej Rama theksoi se shpreson se në sajë të Reformës në Drejtësi, nesër në bankën e të akuzuarve të ketë dhe gjykatës apo prokurorë që hetuan e gjykuan 21 Janarin.

“Dhe unë ju siguroj se në 21 Janarin e ardhshëm do të jemi shumë më pranë se jemi sot dhe plot ndër ata që sot i kemi përballë si një mur, nesër do të kenë hapur rrugë dhe do të jenë duke bërë punë të tjera dhe jo punën e prokurorit e gjykatësve dhe shpresoj që ndër ata të ketë dhe nga ata që të jenë në bankën e të akuzuarve dhe për 21 Janarin, shpresoj”.

Pas fjalës së kryeministrit, për familjaret u shtrua një drekë e me pas u vendosën lule në bulevard në vendin ku u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi.



[gallery]20691[/gallery] 
Axhenda per 21 Janarin ishte caktuar me herët, por për shkak të avarisë së avionit të linjës Singapor-Frankfurt kthimi nga Singapori u shty.
 
Para 2 ditësh qeveria vendosi dëmshpërblimin e 3 familjarëve të viktimave që u vranë në 2011, ndërsa njëri është ende në proces gjyqësor.

Në protestën e opozites së asaj kohe, më 21 Janar të vitit 2011 mbetën të vrarë nga plumbat e Gardës, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Aleks Nika.



Pjese nga fjala e Kryeministrit Edi Rama

21 janari na vendos në një nevojë para përgjegjësisë, nevojë për të kapërcyer hendekun që është hapur para bulevardit, vendit e drejtësisë.

Sot para bulevardit e godinës së kryeministrisë, pamja ka ndryshuar, janë hequr kangjellat e larta që e bënin kryeministrin një të burgosur të rëndësisë së vecantë që ruhej prej popullit, godina është hapur dhe kati i parë i sja u përket qytetarëve, artit, kulturës, debateve, studentëve, dhe askush nuk ka më frikë të protestojë para asaj godine.

Sot ka të drejtë gjithkush të protestojë me apo pa të drejtë në këndvështrimin e atyre që janë brenda në godinë, por me bindjen se në fund e drejta e gjithsecilit për të protestuar është një e drejtë jo vetëm e fituar me kushtetutë dhe ligj, por e pacënueshme për askënd qysh prej 21 Janarit. Dhe sot as nuk mund të imagjinohet më, që nga dritaret e godinës mund të shkrehen plumba nën urdhrat e kryeministrit, si përbuzës i qytetarëve të cilëve duhet t’u shërbejë, që e kanë votuar apo nuk e kanë votuar. Po sot nuk ka më, dhe jam i bindur se nuk do të ketë më kurrë, asnjë kryeministër, apo forcë speciale, apo jo speciale apo jo speciale, rendi e sigurie që t’i japë vetes të drejtën or të mbrojtur godinën, por as përplasje të thella, institucionale si ato që kulmuan pas zbrazjes së bulevardit, të tërheqjes së 4 trupave prej tij, përplasje mes kryeministrit dhe presidentit dhe kryeministrit e prokurorisë, prokurorisë e policisë, po flasim brenda shtetit të ndarë mes atyre që i japin vetes të drejtë për të vrarë, pot e përdorin pushtetin për të penguar drejtësinë të bëjë drejtësi. Sigurisht që të gjithë këto që po them nuk ju ngushëllojnë ju as ne, dhe nuk më mjaftojnë as mua si kryeministër, për të vërtetën e thellë dhe gjithmonë tronditëse të 21 janarit se 4 burra, vëllezër, prindër jetën dhe ato 4 jetë të humbura kërkojnë drejtësi.

Ashtu sikundër nuk është as ngushëllim aq më pak pastaj arsye për t’u mjaftuar duke marrë frymë lirisht dhe fakti i padiskutueshëm se vrasjet e 21 janarit dhe viktimat e pafajshme plumbave të shtetit u bënë nxitja më e fortë mes shumë nxitjesh, arsyeja më kokëfortë mes shumë arsyesh për të marrë ne refomën më të thellë e transformuese të drejtësisë në këtë vend prej 25 vitesh.

21 Janari është një motiv, mbetet një motiv i patjetërsueshëm, moti i motiveve që jo vetëm të çelnim kantierin e kësaj reforme, por që sic e keni ndjekur dhe po e ndiqni të gjithë po shtjelloj në mënyrë të vecantë politikën shqiptare, por edhe ta cojmë atë përpara, nga Kushtetuta si letër dhe ligjet e shkruara në ligjshmërinë e jetës së përditshme të vendit e qytetarëve. Qysh atëherë e kam thënë se 21 Janari është një nga momentet e atij vendi që krijojnë një peng e që nuk janë asnjëherë të lehta për t’u zbardhur, dhe për t’u çliruar pengun që krijojnë. Por pa asnjë dyshim sot falë procesit të reformës në drejtësi, drejtësia për 21 Janarin është më afër dhe marrja e drejtësisë është një opsion shumë më realist seç ishte.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në takimin sot me familjarët e dëshmorëve të 21 Janarit



Dhe së fundi, duke ju siguruar ju dhe gjithë të tjerët, të gjithë ata që kanë protestuar më 21 Janar, të gjithë ata që nuk ishin në bulevard fizikisht por shpirtërisht, apo të gjithë ata që mund të mos e kenë kuptuar ashtu siç duhet, por kanë një kuptim tjetër për protestën e 21 Janarit se ne jemi një qeveri i njerëzve me njerëzit dhe për njerëzit, ju siguroj se sot, dita e drejtësisë për Aleksin, Ziverin, Hekuranin apo Faikun është më afër se 21 Janari i kaluar. Jo se ka kaluar një vit dhe është më afër për shkak se jemi një vit më tepër në kërkim të drejtësisë, por se gjatë këtij viti që ka kaluar nga 21 Janari i 2016, ka ndodhur dicka shumë e rëndësishme në këtë drejtim, ka ndodhur ndryshimi i Kushtetutës, ka ndodhur miratimi i një sërë vendimesh bazë për tju treguar vendin pengmarrësve të drejtësisë në këtë vend. Dhe unë ju siguroj se në 21 Janarin e ardhshëm do të jemi shumë më pranë se jemi sot dhe plot ndër ata që sot i kemi përballë si një mur, nesër do të kenë hapur rrugë dhe do të jenë duke bërë punë të tjera dhe jo punën e prokurorit e gjykatësve dhe shpresoj që ndër ata të ketë dhe nga ata që të jenë në bankën e të akuzuarve dhe për 21 Janarin, shpresoj.

Por jam besimplotë motra e vëllezër se drejtësia për masakrën e 21 Janarit do të vijë dhe më herët sesa vonë ju do të mund të merrni frymë lirisht të paktën në këtë aspekt, se e dimë që drejtësia nuk do ju kthejë në jetë të shtrenjtët tuaj, por pa diskutim do jua bëjë jetën tuaj më të lehtë sepse njëherë e përgjithmonë do të pengohet rivrasja e tyre çdo 21 janar.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno