Deklarata e zv/ministres së Jashtme, Odeta Barbullushi e thirrur të raportojë në komision mbi impaktin që do të ketë miratimi i reformës në drejtësi tek hapja e negociatave, shkaktoi debate mes PS-së e PD.

Përballë atyre që zv/ministrja listoi si arritje që na hapin dritën jeshile për negociatat, Aldo Bumçi listoi abuzimet e kryera sipas tij nga maxhoranca si trafiku i drogës dhe vjedhja e votave.

Në kundrëpërgjigje mori sugjerimin e kryetares ë komisionit të jashtëm Arta Dade që opozita të ndryshojë strategji, pasi me këtë ritëm nuk arrin jo vetëm veshët e qeverisë por as të ndërkombëtarëve

I një tjetër mendimi ka qenë deputeti Eduard Selami i cili siguroi se pavarësisht problemeve te brendshme, opozita nuk do behet pengese në këtë proces.
 
debate ne komision
debate ne komision
debate ne komision

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)