''Edi Rama përgjigjet'', konferenca
e fundvitit live në FB dhe Twitter 

''Edi Rama përgjigjet'', konferenca<br />e fundvitit live në FB dhe Twitter 
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se do të realizojë konferencën tradicionale të fundvitit live në Facebook dhe Twitter.

Rama shkruan gjithashtu se në të njejtën kohë do të bashkëbisedojë me gazetarët.

Kreu i qeverisë ka postuar gjithashtu edhe hashtagun me të cilin mund të dërgohen pyetjet për kryeministrin.

''Konferenca tradicionale e fundvitit, kesaj radhe do te zhvillohet live ne Facebook&Twitter, ne te njejten kohe me bashkebisedimin me gazetaret.Pyetjet tuaja mund t'i postoni duke filluar qe tani, me hashtagun #EdiRamaPËRGJIGJET'', ky është postim i i Ramës në Facebook. 

Kryeministri Rama është një përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, ku gjithmonë gjen kohën për bashkëbisedime me ndjekësit e tij. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët