''Plas'' ironia me premtimet e Shehut
"Dibrën do ta pastroj me vizion"

''Plas'' ironia me premtimet e Shehut<br />
Gara për kreun e bashkisë Dibër është çelur për tu finalizuar me votimet e 11 shtatorit. Por beteja politike për Dibrën për kanditatin e djathtë Sherefedin Shehu duket se nuk është në rrugën e duhur.

Shehu është kthyer në objekt ironie në rrjetet sociale për shkak të premtimeve të tij qesharake.

Ditën e djeshme kandidati i djathtë është shprehur se do të ndërtonte me vizion stadiumin e futbollit për ekipin e Korabit. Ka mjaftuar kjo deklaratë e Shehut dhe në rrjetet sociale ka ‘’plasur’’ ironia për kandidatin e djathtë për kreun e Bashkisë Dibër.

Tashmë në komunikimin virtual Sherefedin Shehu është kthyer në tipologjinë “Nard Ndoka”.

Shprehja ironike që qarkullon sot dhe i mvishet Shehut është: “Bizneset do e kenë zero tarifën e pastrimit. Qytetin do e pastroj me vizion”.

sherefedin shehu

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran