TIRANË- I konsideruar nga prokuroria e krimeve të rënda si kryebabagjyshi i bandës së grabitjeve me dhunë dhe armë Ilir Kupa ka dalë këtë të martë para gjykatës së krimeve të rënda për tu njohur me masën e sigurisë arrest me burg dhënë në mungesë ndaj tij.

Në ndryshim nga një vit më parë kur Kupa u drejtua kamerave për të mohuar grabitjen në qendrën tregtare TEG, këtë herë ai zgjodhi që qëndrimin e tij ta shpreh nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Lazër Sokoli.

Në qëndrimet e tij Sokoli kërkoi që seanca të jetë publike me dyer të hapura,  por kjo kërkesë u rrëzuar nga gjykata duke pranuar kërkesën e Prokurorisë që për shkak të sekretit hetimor procesi të zhvillohej pa media.

Avokati Lazër Sokoli mohoi përfshirjen e kupës në bandën e babagjyshëve duke deklaruar se për këtë akuzë prokuroria nuk ka asnjë provë.

Pak ditë më parë policia e shtetit bëri publik rezultatet e operacionit babagjyshi ku në pranga kanë rënë, Agustin Sula, Enea Qerushaj, Hajdar Xaka, Edmond Selala, ndërsa në kërkim janë shpallur 6 persona të tjerë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)