TIRANË - Në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të shtyjë edhe me tre muaj të tjerë hetimet ndaj gjashtë të arrestuarve të bandës së tritolit, gjykata ka marrë një vendim për sekuestrimin e një pasurie që llogaritet të kapë shifrën prej 1.5 milion euro. Kjo pasuri, i përket kushërinjve Genis dhe Andon Mëhillaj, Marjon Mitro dhe bashkëpuntorit të prokurorisë Julian Sinanaj. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se në listën e pasurive që është marrë masa e sekuestrimit është një kompani ndërtimi “Mak 2010”, ku aksioner është i arrestuari Marjon Mitro dhe kompania “Arkond Giunior” që rezulton të jetë në emër të shtetasit të të shpallurit në kërkim ndërkombëtar Genis Mëhillaj. Sipas prokurorisë kjo kompani ka si objekt tregtar atë të tregtimit me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm, kryerja e të gjitha shërbimeve portuale si dhe tërheqjen e mbeturinave të ngurta, të lëngta dhe pilotim anijesh. I vetmi që ka shpëtuar nga vala e sekuestrimit është biznesmeni i gazit Ilir Karçini.
Para dhe banesa
Katër të arrestuarve Genis dhe Andon Mëhillaj, Marjon Mitro dhe Julian Sinanaj u janë sekuestruar disa prona në Tiranë, Vlorë e Orikum, mes tyre truall, apartamente banimi, shtëpi private dhe llogari të ndryshme bankare, duke ngrirë një shumë të konsiderueshme lekësh. Sipas burimeve Marjon Mitros, që dyshohet se është personi që ka vendosur tritolin poshtë makinës së ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, i janë sekuestruar 33 përqind të kuotave të kompanisë së ndërtimit “Mak 2010” ku është aksioner, 4 apartamente të ndryshme në Vlorë, disa llogari bankare një dyqan dhe lokal-restorant.
Kompania “Mak 2010” ka si objekt tregtar shitblerje të pasurisë së paluajtshme dhënie me qëra, administrim të pasurive të paluajtshme dhe investime në fushën e ndërtimeve ku përfshihet ndërtimi i komplekseve turistike, godinave të banimit, ambienteve ndihmëse dhe argëtuese. Ndërsa dy kushërinjëve Genis dhe Andon Mëhillajt, mësohet se prokuroria i ka sekuestruar truall, shtëpi private, disa apartamente në Vlorë, Orikum dhe Tiranë si dhe llogari bankare me shuma të ndryshme parash. Në listën e sekuestrimit është dhe kompania “Arkond Giunior”. Ndërsa bashkëpuntorit të drejtësisë, Julian Sinanaj, i janë sekuestruar dy apartamente, disa llogari bankare dhe dy ambjente ku ishte planifikuar ndërtimi i lokaleve.
Shkrimi u publikua sot 2 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Aktiviteti i bandës së tritolit