Gjykata e Krimeve të Rënda vendos të mbyll dyert në procesin gjyqësorë ndaj “bandës së tritolit”, aty ku për prokurorinë prania e mediave dhe publikut do të dëmtonte procesin pasi provat në këtë dosja flasin dhe për persona të cilët ende nuk janë arrestuar apo janë nën hetim.
Ky vendim u morë pas kërkesës së organit të akuzës, ndërsa u kundërshtua nga Julian Sinanaj, bashkëpunëtori i drejtësisë i cili me deponimet e tij ka ndihmuar prokurorët të zbardhin mekanizmat e ekzekutimeve me pagesë që kryheshin nga kjo organizatë.
Sinanaj ka shkuar dhe më tej duke thënë se nëse seanca procesi bëhet me dyer të mbyllura atëherë kjo është në interes të klaneve mafioze dhe jo në zbardhjen e të vërtetës.
Vendimi për të mbyllur dyert në këtë proces vjen në seancën e 5-të ndaj bandës së tritolit dhe të fundit për vitin 2014, ku Julian Sinanj, Andon Mehillaj , Genis Mehillaj i shpallur në kërkim, Ndricim Gjokona, Marjon Mitro, Albin Mexhaj si dhe Ilir Karçini akuzohen për vrasje kryer bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, organizim i grupit të strukturuar kriminal si dhe sigurimin e mjeteve për kryerjen e një vrasje.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e 3 të "Bandës së Tritolit"