TIRANE- Genis dhe Andon Mëhillaj, dy kushërinjtë nga Vlora të dyshuar si ndërmjetës të bandës së tritolit nga sot janë shpallur dhe në kërkim ndërkombëtar.
 
Fotot me të dhënat e tyre janë vendosur në faqen zyrtare të Interpolit, me shënimin si persona të cilët kanë financuar dhe kryer akte terroriste.
 
Pak ditë më parë policia shqiptare publikoi fotot e tyre, si dhe vendosi një shpërblim prej 10.000 euro për këdo që do të informonte mbi vendndodhjen e tyre.
 
Nga hetimet e kryera deri më tani si dhe kërkimi policor i bluve të Shqipërisë për Genis dhe Andon Mëhillaj, rezulton se nuk gjenden në territorin shqiptar, si dhe dyshohet që në rrugë ilegale të jenë larguar jashtë Shqipërisë.
 
Arrestimi i Andon e Genis Mëhillaj do të kompletonte dëshmitë e personave të përfshirë në ngjarjet kriminale, të cilat deri më tani disa prej tyre janë pranuar nga vrasësi Julian Sinanaj si të kryera për llogari të Mëhillajve.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)