'Bio Fest Baldushk' , Veliaj:
Promovojmë produktet e zonës

'Bio Fest Baldushk' , Veliaj:<br />Promovojmë produktet e zonës
Kryebashkiaku I Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur Baldushkun për të promovuar produktet bujqësore dhe blegtorale të zonës. Gjatë flajës së tij Veliaj vlerësoi si shumë të rëndësishme konsumimin e produkteve që rriten në zonën e Tiranës.

“Me shtrirjen e madhe që ka Tirana, i ka të gjitha mundësitë për ajër të pastër, natyrë, ushqim bio. Mjafton vetëm të marrim mundimin dhe të dalim nga stresi i qytetit, për të shijuar bukuritë e natyrës, shumë pranë qendrës së Tiranës, këtu në Baldushk dhe fshatrat përreth”, uroi mirë se ardhjen Veliaj në Bio Fest Baldushk.
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi nga qytetarët që secili të bëjë reklamë të zonës së vet dhe produkteve që ofrohen në çdo pjesë të qytetit
 
"Sot në kohët e vështira ekonomike, patriotizëm do të thotë që paratë që do të shpenzosh për ushqim, më mirë shpenzoji te fermeri i Tiranës për produkte lokale të zonës, se vetëm kur i mbajmë paratë në ekonominë tonë rritemi të gjithë njësoj në ekonominë e gjithë qytetit”, Kam shumë respekt për të gjithë ata që sjellin mall importi, por këtu në Tiranë u themi, faleminderit shumë sepse tonat i kemi më të mira dhe paratë do i mbajmë e do i investojmë brenda qytetit të Tiranës dhe brenda bashkisë së madhe të Tiranës”, theksoi Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka organizuar edhe më parë festa të ngjashme në Pezë, Shëngjergj dhe Ndroq, të cilat janë kthyer tashmë në traditë për të promovuar zonat e reja që i janë bashkuar kryeqytetit.

Redaksia online
(S.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos