Aksioni synoi goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Në total në të gjithë vendin u vendosën 687 masa administrative ku 452 nga këto ishin masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 235 për shkelje të tjera.
Në këtë operacion blic u angazhuan rreth 400 punonjës Policie dhe u ngritën dhe funksionuan 140 pika kontrolli në të gjithë vendin.
Operacioni i zhvilluar kishte për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com