'Blindohet' Dukagjini, 80 forca
FNSH në terren, foto ekskluzive

'Blindohet' Dukagjini, 80 forca<br />FNSH në terren, foto ekskluzive
SHKODER - Ndërsa aksioni antikanabis në Malësitë e Dukagjinit vijon në ditën e katërt të tij, sot rreth 80 Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, i janë shtuar efektivëve të policisë në luftën për asgjësimin e lëndëve narkotike.

A1 Report disponon edhe fotot ekskluzive të FNSH të cilat i janë shtuar 140 forcave policore dhe 13 automjeteve të angazhuara në aksionin e dytë më të madh antikanabis, i ashtuquajturi ‘Lazarati 2’. Ata i janë shtuar rreth orës 14:00 forcave të policisë, të cilat shprehen të vendosura për asgjësimin e parcela të mbjella me lëndë narkotike edhe në zonat më të thella. 

Gjithashtu A1 Report ka mundur të sigurojë edhe fotot ekskluzive të fshatit Plan, në Malësinë Dukagjinit, ku dy ditë më parë u qëlluan 2 prej 3 helikopterëve të policisë.

fshati plan
(Në foto: Rreth 80 forca të FNSH që i shtohen aksionit antikanabis në Dukagjin të Shkodrës)

Si pasojë e sulmit u godit helikopteri Cougar i Ministrisë së Mbrojtjes, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Ky nuk është sulmi i parë ndaj policisë, pasi që në nisje të aksionit antikanabis, trafiakntët kanë qëlluar me armë ndaj efektivëve blu. Policia bëri të ditur dje se janë identifikuar 10 autorët ndërsa vijon puna për arrestimin e tyre.

Mes tyre është edhe Nikë Toma, është më i rrezikshmi prej tyre. Mësohet se Toma është i kërkuar nga policia shqiptare që në vitin 2003, pasi mbrëmjen e 14 korrikut në fshatin Vuksanaj ka qëlluar me breshëri armësh, burrë e grua Nikë dhe Lula Pjollin, 63 dhe 54 vjeç.

Burime nga policia bënë të ditur se, Toma mendohet të jetë edhe kreu i grupit të zjarrit, personave të cilët prej dy ditësh kanë qëlluar mbi policinë. 

Po dje ministri i brendshëm Saimir Tahiri, nga Shkodra u bëri thirrje autorëve të dorëzohen, ndërsa theksoi se aksioni do të vijojë deri në asgjësimin e rrënjës së fundit narkotike.

fshati plan
(Në foto: Fshati Plan nga ku u qëlluan dy ditë më parë, dy helikopterët e angazhuar në Dukagjin)

helikopteri cougar
(Në foto: Hilokopteri Cougar i sulmuar me armë dy ditë më parë)


Policia: Deri në orën 17:30, asgjësohen 32 200 rrënjë kanabis
Ndërkaq sipas policisë nga të dhënat e deritanishme, të marra në orën 17.30, të grumbulluara nga forcat  policore në terren, rezulton se fshtrat Xhan, Kasnec, Pog, Kir, dhe në Luginën  e Gurit te Kuq, janë identifikuar deri më tani 50 parcela me bimë kanabis sativa.

Nga veprimet e kryeka ka rezultuar se në këto parcela ishin kultivuar mbi 32 200 rrënjë bimë kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie, pas kryerjes së veprimeve hetimore nga oficerët e policisë gjyqësore dhe ekspertët kriminalist. Më konkretisht, në fshatrat Xhan, Kasnec, Pog dhe Kir, gjatë ditës së sotme janë identifikuar dhe asgjësuar rreth 7200 rrënjë bimë kanabis sativa.

Ndërkohë, vetëm në luginën e Gurit të Kuq, në një terren tepër të pyllëzuar dhe malor, në kufirin ndarës ndërmjet Komunës Pult dhe Shosh, janë identifikuar dhe asgjësuar mbi 25 mijë bimë të kanabis sativa.

Aktualisht, operacioni i policisë është përqëndruar në krehjen e terrenit të kësaj  zone, ku vijon puna për asgjësimin e bimëve narkotike.
Ndërkohë në përbërje të grupeve operacionale kanë qenë forcat policore të specializuara RENEA, të cilët kanë siguruar perimetrin e vendeve ku kryhej operacioni policor për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. 

Asgjësohen 2300 rrënjë kanabis në Dukagjin, në kërkim grupi i zjarrit
Në ditën e katërt të operacionit antikanabis të policisë në Dukagjin, kontrollet janë fokusuar në fshatrat Pog, Xhan, Kasnec dhe Kir. Forcat e Policisë së Shtetit po krehin zonën për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, si dhe ndalimin dhe kapjen e 10 personave që ditën e djeshme qëlluan me armë ndaj uniformave blu. Gjatë ditës së sotme nga strukturat e policisë në terren janë identifikuar 8 parcela, të mbjella me 2300 rrënjë kanabis sativa. Pas përfundimit të veprimeve hetimore, forcat e policisë kanë bërë edhe asgjësimin e bimëve narkotike. Ndryshe nga tre ditët e para të aksionit, ditën e sotme nuk ka pasur të shtëna me armë ndaj policisë, edhe pse operacioni ka filluar që në orët e para të mëngjesit.
 
Në realizimin e këtij operacioni janë angazhuar 140 forca policore dhe 13 automjete.
 
Por aksioni antikanabis i policisë në Dukagjin ka hasur në vështirësi edhe për shkak të terrenit të thyer.
 
“Duke vlerësuar të gjithë faktorët dhe rrethanat, në të cilat po kryhet ky operacion, të diktuar nga vështirësia e terrenit dhe largësia nga vendet e dislokimeve të përhershme të forcave policore, me qëllim menaxhimin sa më të mirë të tyre, policia ka ngritur edhe një kamping në zonën e operacionit, për dislokimin e përkohshëm të forcave deri në përfundim të operacionit.
 
Nga strukturat mbështetëse në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër në koordinim me ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kanë marrë të gjitha masat për furnizimin me ushqime dhe pajisje për fjetje, për të gjithë forcat policore të angazhuara në këtë operacion, si dhe shpërndarjen e ushqimit gjatë ditës në zonat e operimit të forcave policore” thuhet në njoftimin e policisë.
 
Policia: Dita e katërt e aksionit antikanabis në Dukagjin

Strukturat policore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të mbështetura nga Forcat Speciale RENEA dhe në koordinim me strukturat Drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që në orët e para të mëngjesit kanë vijuar operacionin për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike në zonën e Dukagjinit, Shkodër.
 
Gjatë ditës së sotme, në këtë operacion policor, i cili është shtrire në fshatrat Pog, Xhan, Kasnec dhe Kir, janë angazhuar 140 forca policore dhe 13 automjete.
 
Duke vlerësuar të gjithë faktorët dhe rrethanat, në të cilat po kryhet ky operacion, të diktuar nga vështirësia e terrenit dhe largësia nga vendet e dislokimeve të përhershme të forcave policore, me qëllim menaxhimin sa më të mirë të tyre, policia ka ngritur edhe një kamping në zonën e operacionit, për dislokimin e përkohshëm të forcave deri në përfundim të operacionit.
 
Nga strukturat mbështetëse në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër në koordinim me ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kanë marrë të gjitha masat për furnizimin me ushqime dhe pajisje për fjetje, për të gjithë forcat policore të angazhuara në këtë operacion, si dhe shpërndarjen e ushqimit gjatë ditës në zonat e operimit të forcave policore.
 
Nga informacionet e deritanishme të marra, nga strukturat e policisë në terren, rezulton se janë identifikuar 8 parcela, në të cilat ishin mbjellë 2300 rrënjë bimë të dyshuar cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.
 
Asgjësimi i bimëve të dyshuara cannabis sativa është bërë pas përfundimit të veprimeve hetimore e procedurale nga oficerët e policisë gjyqësore dhe ekspertët kriminalistë.
 
Dukagjin, grupi i zjarrit drejtohet nga i kërkuari për dy vrasje
Pas shpalljes në kërkim të 10 personave, policia ka bërë të ditur se, ata janë persona me precedentë kriminalë. Por njëri prej të shpallurve në kërkim, Nikë Toma, është më i rrezikshmi prej tyre. Toma është i kërkuar nga policia shqiptare që në vitin 2003, kur mbrëmjen e 14 korrikut në fshatin Vuksanaj ka qëlluar me breshëri armësh, burrë e grua Nikë dhe Lula Pjollin, 63 dhe 54 vjeç. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Toma mendohet të jetë edhe kreu i grupit të zjarrit, personave të cilët prej dy ditësh kanë qëlluar mbi policinë. Nga të dhënat, mësohet se, Toma e ka kryer vrasjen në vitin 2003, pas një zënke për një vijë uji me fqinjët e tyre.

Në shtypin e kohës shkruhej se, “burrë e grua, Nikë Vuksan Pjolli 63 vjeç dhe Sula Kolë Pjolli 54 vjeç, prindër të gjashtë fëmijëve, nga zona e thellë e Dukagjinit janë ekzekutuar me armë zjarri nga fqinji i tyre Nikë Tonaj 45 vjeç, (sipas policisë).

dukagjin me logo
(Në foto: Forcat e policisë në diten e 4 të operacionit antikanabis në Dukagjin)

Pas kësaj ngjarjeje, ai është shpallur në kërkim. Toma ka qëlluar mbi bashkëshortët me gjithë plumbat që kishte karikatori i armës mbi trupat e dy bashkëfshatarëve të tij. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në lagjen Pjollë të fshatit Vuksanaj.

Autori i dyshuar për vrasjen dhe viktima Nikë Vuksani (Pjolli) ziheshin prej kohësh për vijën e ujit që përdoret për të ujitur tokën e paktë bujqësore që kanë banorët e zonës së thellë të Dukagjinit. Viktima Nikë Pjolli ose siç thirrej Nikë Vuksani ka patur një vëlla mundës me Vllazninë. Që prej shpalljes në kërkim, për Nikë Tomaj nuk ishte dëgjuar më deri ditën e djeshme.

Ndërkaq Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë eurosh për ata persona që japin informacion të vlefshëm për vendndodhjen e tyre.
 
Po kështu, po monitorohet edhe kufiri me Malin e Zi, për të mos lejuar që këta persona të kalojnë drejt vendit fqinj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë