'Blushi grerëz', LIBRA-Spiropalit: 
Ç'lidhje ke me doganierët e arrestuar?

'Blushi grerëz', LIBRA-Spiropalit: <br />Ç'lidhje ke me doganierët e arrestuar?
Ish-drejtorja e Doganave, Elisa Spiropali iu përgjigj një ditë më parë akuzave të kreut të LIBRA-s, Ben Blushi, i cili shkroi në Facebook se "Rama po vret bletët".  
 
Spiropali e quajti Blushin "grerëz që urren çdo bletë dhe çdo nektar", ndërsa sot ka ardhur reagimi i partisë LIBRA.
 
Postimi në Facebook i Elisa Spiropalit
"O Blush, duket qartë që je një grenxë që s'ke haber nga bletët. Bletët mor Blush nuk kanë neuroreceptore (cnr) që t'i zërë pija apo tymi i barit, por ti Blush je bërë si Shvejku që thoshte ç'më duhet mua çfarë them unë. Kur them unë që ti Blush lexon vetëm librat e tu, njerëzia kujtojnë se e kam me talentin tënd letrar, për të cilin në fakt nuk kam ndonjë respekt. Sepse ti o Blush je një asshkrimtar aspolitikan, as nektar as bletë, po një dembel qe llafollogjis për të pickuar dynjanë si një grenxë që urren çdo bletë e çdo nektar. Mezi po pres të të shoh o Blush kur të shohësh se nuk të ha njeri as për libër as për libra në 18 qershor".
elisa spiropali

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, LIBRA i drejtohet Spiropalit me fjalët "ish-doganierja që bën biologen", ndërsa i drejton dhe pyetjen se çfarë lidhje ka me doganierët e arrestuar.  
 
“Ish-doganierja, në vend të na përgjigjet ç’lidhje ka me doganierët e arrestuar, bën biologen. Mos vallë do jetë ministrja e ardhshme e Bujqësisë pas fjalimeve për Skënderbeun? Të paktën shoqen Lenka, e bënë ministre se vilte me të dyja duart. Rilindja bën atë që vjedh me dy duar”, u shpreh koordinatorja e LIBRA-s, Matilda Terpollari.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)